Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tensione në Al Ittihad: Benzema ka bërë thirrje për “një zgjidhje” të situatës, trajneri Espiro Santo insiston se ai nuk po përshtatet
    Ballina-1

    Tensione në Al Ittihad: Benzema ka bërë thirrje për “një zgjidhje” të situatës, trajneri Espiro Santo insiston se ai nuk po përshtatet

    23/08/2023 20:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Al Ittihad, Nuno Espirito Santo, i ka thënë bordit të klubit se Karim Benzema nuk përshtatet me taktikat e tij.

    Ka një tension të vërtetë mes Espirito Santo dhe Benzema në dhomat e zhveshjes, shkruan mediumi saudit ‘Al-Sharq Al-Aësat’, gjë që transmetohet edhe nga Marca.

    Francezi madje kërkoi shiritin e kapitenit në klubin e tij të ri, por u refuzua nga trajneri portugez.

    Siç sqaron ky medium, problemi tani është se marrëdhënia e Karim Benzemas me Nuno Espirito Santo është shumë e tensionuar, për shkak të trajtimit që ish-lojtari i Real Madridit po merr nga trajneri portugez.

    Veç kësaj, Nuno “nuk ka kërkuar nënshkrimin e tij” këtë verë. Vetë Benzema i ka përcjellë pakënaqësinë e tij për këtë situatë tek ndërmjetësi që e çoi në Ligën Pro Saudite.

    Benzema nuk është rehat në Al Ittihad për momentin. Është interesante të shihet nëse gjërat ndryshojnë në javët e ardhshme.

    Sulmuesi ka dhënë vetëm një asistim në dy ndeshje zyrtare për Al Ittihad deri më tani.

    Marrëveshja aktuale e 35-vjeçarit me skuadrën e Arabisë Saudite zgjat deri në vitin 2026, kështu që është e vështirë të imagjinohet që superylli të largohet nga klubi së shpejti.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.