Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tensioni në maksimum, Icardi shkarkon Wandën si agjente të tij dhe i bllokon çekun 1 milionë eurosh
    Futboll ndërkombëtar

    Tensioni në maksimum, Icardi shkarkon Wandën si agjente të tij dhe i bllokon çekun 1 milionë eurosh

    26/10/2022 10:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tensioni mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit vazhdon me kapituj të tjerë të gjallë… Këtë herë ka të bëjë me atë përzierjen e punëve profesionale dhe personale. Ndikuesja vepronte si përfaqësuese (agjente) e burrit të saj futbollist. Ajo arriti gjithçka tek Interi, me kalimin e tij te PSG, por edhe huazimin e kësaj vere në Turqi.

    Por ndarja e papritur e tyre ka sjellë pasoja profesionale. Siç detajohet nga media turke ‘Hurriyet.com.tr’, mes tyre kanë mbërritur edhe problemet e punës. Wanda do të përfitonte një shumë prej 1 milionë eurosh për transferimin e Icardit te Galatasaray. Sipas mediave turke, futbollisti argjentinas ka deklaruar se Wanda Nara nuk është më menaxherja e tij.

    Madje, ai ka refuzuar tashmë dhe kërkesën e premios 1 milionëshe për ish-gruan me arsyetimin se është e paligjshme. Në fakt, polemika është më e nxehtë se kurrë. Sepse Icardi nuk do që Galatasaray ta paguajë Wanda Narën, shpjegon mediumi turk, pavarësisht se biznesmenja do t’i kishte kërkuar klubit që paratë “të derdheshin në llogarinë e saj sa më shpejt.

    Wanda udhëtoi nga Argjentina në Turqi, por po qëndron diku tjetër, jo në shtëpi me sulmuesin e Galatasaray. Wanda para disa ditësh po regjistronte një videoklip, përmes të cilit është lidhur romantikisht me një këngëtar argjentinas, por më vonë udhëtoi për në Stamboll ku ishin të gjithë fëmijët e saj.

    TË LIDHURA

    Franco Foda nuk largohet nga kombëtarja e Kosovës, ai nuk ka thënë asnjëherë se do të largohet

    18/06/2025 13:31

    “Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët

    17/06/2025 23:39

    Conor McGregor nokauton një burrë në një klub nate në Ibiza, shikoni videon

    17/06/2025 23:15

    Vdes futbollisti shqiptar, bie nga kati i 8-të i restorantit

    17/06/2025 23:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.