Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Tentuan të na vrisnin”, De Biasi për skenat e frikshme të Beogradit: Patëm fat që shpëtuam
    Ballina-2

    “Tentuan të na vrisnin”, De Biasi për skenat e frikshme të Beogradit: Patëm fat që shpëtuam

    05/06/2025 15:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-trajneri i njohur i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, foli në një intervistë për “Shqipëria Live”, sa i përket takimit të shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë të shtunën e 7 qershorit.

    Trajneri italian e cilësoi skuadrën e Sylvinhos më të mirë se ajo që drejtonte ai disa vite më parë, ndërsa u ndaldhe te tmerret e takimit të 11 viteve më parë në Beograd, ku u shpreh se tifozët tentuan t’i vrisnin.

    Kam dëgjuar një intervistë tuajën, që kjo kombëtare aktuale është më e mirë se ajo e juaja në 2014-ën… E vërtet?

    Gianni De Biasi: Po, është e vërtet. Teknikisht është më e mirë, sepse ata janë lojtarë që luajnë në kategori të para, në klube të mëdha. Shtatë luajnë në ligat kryesore. Në Angli, në Gjermani, në Itali, në Turqi. Ekipi ynë, maksimumi një-dy luanin në Serie A. Agolli luante me Qarabag.

    Nuk kishin shumë minuta në ekipet e tyre?

    Gianni De Biasi: Nuk kishin minuta, por kishin kualitet. Ishte një grup, kishin dëshirë të shkonin në Europian dhe askush nuk mund t’i ndalte.

    Për ty që ke drejtuar më shumë se 700 ndeshje, a është ndeshja e Beogradit ajo që të ka dhënë më shumë ndeshje si trajner?

    Gianni De Biasi: Mendoj se në jetën time kam pasur shumë ndeshje të rëndësishme, por kjo është ndryshe, sepse këtu tentuan të na vrisnin. Patëm fat që nuk kishim asnjë dëmtim të rëndësishëmdhe kur dolëm nga fusha ishim në rregull. Ajo që kanë bërë tifozët e Serbisë ishte diçka e pabesueshme. Ti e di se ishe aty me ne, por për ta shpjeguar për të tjerët.

    Gjatë intervistës, ai pati dhe një takim në distancë me sulmuesin Bekim Balaj, të cilin e quajti hero dhe gjithashtu nuk i kurseu elozhet për yllin shkodran.

    Bekim Balaj: Përshëndetje mister!

    Ka qenë lojtar problematik Bekimi (Balaj)?

    Gianni De Biasi: Jo, jo. Ai ishte një futbollist spektakolar. Është profesionist perfekt, ka zemër shumë të madhe dhe kur i thoje që do rrije në stol, i jepte zemër futbollistëve që do të luanin.

    TË LIDHURA

    Shkëlqen Mirlind Daku, ia siguron fitoren Rubin Kazanit me dy golat e tij

    04/08/2025 21:10

    Merr fund gjithçka, Ardon Jashari është futbollist i ri i Milanit – marrëveshja totale mes dy klubeve

    04/08/2025 21:03

    FBK-ja reagon për fyerjen e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut

    04/08/2025 18:15

    Rashford shënon golin e parë me Barçën

    04/08/2025 17:29
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.