Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tërbohen serbët, Davis Cup e shfaq Serbinë pa Kosovën para ballafaqimit ndërmjet Gjokoviqit dhe Alcarazit (Video)
    Ballina-2

    Tërbohen serbët, Davis Cup e shfaq Serbinë pa Kosovën para ballafaqimit ndërmjet Gjokoviqit dhe Alcarazit (Video)

    17/08/2023 20:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tërbohen serbët, Davis Cup e shfaq Serbinë pa Kosovën para ballafaqimit ndërmjet Gjokoviqit dhe Alcarazit

    Tenisti serb, Novak Gjokoviq gjithashtu duhet të luajë për ekipin e tij kombëtar në turne.

    Shumë adhurues të tenisit në Serbi e prisnin me padurim rikthimin e Gjokoviqit në skuadrën me të cilën fitoi “salatarën” në vitin 2010, por shpallja e turneut do ta prishë gëzimin e serbëve.

    Skuadra e Davis Cup e Serbisë luan nga 12 deri më 17 shtator të këtij viti në Valencia, ndërsa gara organizohet në katër qytete. Përveç Valencias, organizatorë janë Bolonja, Mançesteri dhe Spliti, shkruan Ballkani.info.

    Në Valencia, Serbia në fazën e grupeve luan me Spanjën, Korenë e Jugut dhe Çekinë dhe ai turne u paralajmërua me hartën e Serbisë, pa Kosovën, ashtu siç duhet të jetë, mirëpo kjo i ka tërbuar mediat serbe.

    Në klip, personazhet e Carlos Alcaraz dhe Novak Gjokoviq shihen si dy yjet më të mëdhenj të garës së ardhshme.

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.