Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tërheqja e Feronikelit ’74 nga garat, reagon FC Ballkani
    Ballina-1

    Tërheqja e Feronikelit ’74 nga garat, reagon FC Ballkani

    31/10/2024 20:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas tërheqjes së Feronikelit ’74 nga garat, ka reaguar edhe klubi i Ballkanit.

    Kampioni në fuqi i Kosovës, janë të shqetësuar me këtë vendim të klubit nga Drenasi.

    Edhe Ballkani përmes këtij njoftimi ka thënë se po përballet me verditke kontestuese nga gjyqtarët e ndeshjeve, pothuajse çdo javë.

    Skuadra suharekase apel tek Federata e Futbollit të Kosovës që të ndërmerren masa progresive në referim.

    Reagimi i plotë:

    REAGIM!

    FC Ballkani e ka pranuar me shqetësim shumë të thellë, njoftimin nga Feronikeli’74 se ky klub ka vendosur të tërhiqet nga garat e mëtutjeshme të Superligës.

    Arsyet e skuadrës nga Drenasi i ndjejmë të gjithë, pasi më nuk është i fshehur fakti se po përballemi me verditke kontestuese nga gjyqtarët e ndeshjeve, pothuajse çdo javë.

    Ne si klub kampion e që i kemi dhënë shumë futbollit të Kosovës, bëjmë apel tek Federata e Futbollit të Kosovës që të ndërmerren masa progresive në referim, pasi kjo që sot po ndodh me Feronikelin, nesër mund të ndodh me ne apo klubet tjera kosovare.

    Ekipi ikonik nga Drenica është i lidhur ngusht me historinë e futbollit tonë shtetëror, është 3 herë kampion, po aq herë fitues i Kupës së Kosovës e triumfues në dy Superkupa.

    Klubet e tilla që kanë kontribuar gjatë që sporti më i dashur i tifozëve të shënojë progres, janë asete të Republikës andaj nuk mund të lejohet që t’i shikojmë të detyruar për akte të tilla.

    FC BALLKANI!

    TË LIDHURA

    Bleart Tolaj, më i miri i xhiros në Superligë

    30/10/2025 16:53

    UEFA gjobit rëndë skuadrën serbe Zvezdën, pati thirrje anti-Kosovë

    29/10/2025 14:10

    Robinho flet nga burgu, rrëfen realitetin e tij si një i burgosur i zakonshëm

    29/10/2025 12:08

    Napoli, një gol për tri pikë te Lecce

    28/10/2025 21:58
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.