Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tërmeti tragjik në Turqi, trajneri i Sivasspor: Asistentit tim i vdiqën 15 persona nga familja
    Ballina-2

    Tërmeti tragjik në Turqi, trajneri i Sivasspor: Asistentit tim i vdiqën 15 persona nga familja

    07/02/2023 09:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i klubit turk të Sivasspor, Riza Calimbay foli për dy tërmete me magnitudë 7.9 dhe 7.5 ballë të shkallës Rihter që lanë mijëra të vdekur në Turqi dhe në Siri. Për BeIn Sport, Calimbay tha se ish-ndihmësi i tij që punon me Hatayspor ka humbur 15 persona nga familja.

    “Është një ngjarje shumë e trishtueshme. Jemi në Sivas, por jemi gjithashtu mjaft të tronditur. Nuk ka asgjë për të bërë. Sapo u zgjova në mëngjes, telefonova ish-asistentin tim Cengiz, i cili aktualisht punon në Hatayspor dhe më foli për situatën atje. Atij i vdiqën 15 persona nga familja”, tregoi Calimbay.

    Më pas trajneri i Sivasspor u ndal edhe te mesazhet dhe aksioni në ndihmë të të prekurve nga tragjedia.

    “Thirrja e Volkan Demirelit është domethënëse. Ai ishte shumë emocionues, e tha me lot. Është një ditë vërtet e trishtuar dhe e trazuar. Ne do të ndihmojë si klub, institucionet dhe organizatat duhet të na afrohen në mënyrën e duhur. Ne do të bëjmë më të mirën tonë”, tha trajneri.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.