Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Terror” në shtëpinë e lojtarit të West Ham, grabitje brenda banesës në sy të familjes
    Ballina-1

    “Terror” në shtëpinë e lojtarit të West Ham, grabitje brenda banesës në sy të familjes

    05/12/2023 16:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kapiteni i West Ham, Kurt Zouma dhe familja e tij kanë mbetur të tmerruar të shtunën mbrëma kur hajdutët hynë në shtëpinë e tyre dhe morën para dhe bizhuteri me vlerë mbi 100 mijë paund.

    Zouma nuk ishte pjesë e ndeshjes së skuadrës së tij kundër Crystal Palace të dielën. Klubi i West Ham ka ofruar një shpërblim prej 25 mijë paund për informacion që çon në arrestimin e grabitësve.

    Hajdutët thuhet se kanë hyrë në shtëpinë e lojtarit francez ditën e shtunë, ndërsa ai ishte në shtëpi bashkë me familjen e tij. Policia gjithashtu ka bërë me dije rreth zonës që të bëjnë kujdes pasi bëhet fjalë për një bandë të organizuar që vjedh nëpër banesa.

    “West Ham United ka ofruar një shpërblim prej 25 mijë paund për informacionin që të çon në arrestimin dhe zbulimin e suksesshëm të hajdutëve që hynë në shtëpinë e mbrojtësit tonë Kurt zouma në prag të ndeshjes së Premier League kundër Crystal Palace kët fundjave.

    Shtëpia e Zouma u grabit të shtunën, ndërsa e gjithë familja e tij ndodhej brenda. Fatmirësisht askush nuk u dëmtua, ishte një provë traumatike për mbrojtësin tonë, gruan e tij dhe familjen e tyre.

    Grabitësit morën sende me vlerë të konsiderueshme dhe me rëndësi të madhe personale dhe sentimentale për familjen. West Ham vazhdon t’i ofrojë familjes së Kurt Zouma mbështetje të plotë”, shkruante klubi anglez.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.