Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Terzic tregon për futbollistët më të rrezikshëm të Milanit
    Ballina-2

    Terzic tregon për futbollistët më të rrezikshëm të Milanit

    03/10/2023 19:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terzic foli në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Milan-it në Signal Iduna Park. Pas humbjes 2-0 në Parc des Princes, Terzic ka punuar në aspektin psikologjik me lojtarët e tij:

    “Kishim shumë mendime dhe shqetësime, tani do të jemi më të guximshëm”.

    Me këto fjalë trajneri verdhezi vendosi të paralajmërojë Pioli-n dhe kuqezinjtë para ndeshjes. Objektivi, për të dyja skuadrat, është të fitojnë pikë sepse një tjetër gabim mund të rrezikojë përparimin e tyre në Champions League, aq më tepër në një grup të komplikuar si ai F.

    Edin Terzic analizoi Milan-in, kundërshtarin e tyre të ardhshëm në Champions League: “Nuk do të jetë e lehtë, por asnjë ndeshje nuk është. Nga shorti e kuptuam se do të ishte një rrugëtim i vështirë.

    “Kundër kuqezinjve ne do të kemi tifozët tanë për të na mbështetur. Ata luajnë ndryshe nga PSG dhe ne duam të bëjmë mirë”.

     “Milani ka lojtarë të shkëlqyer dhe ka bërë investime të rëndësishme. Pulisic, Leao, Theo Hernandez janë të gjithë të rrezikshëm ashtu si Calabria apo Florenzi. Ata kombinojnë intensitetin dhe teknikën, ne do të duhet të bëjmë një paraqitje të nivelit të lartë”.

    Në mbyllje për formacionin: “Nuk do të ndryshojmë në krahasim me ndeshjen e fundit”.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.