Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Thaqi: Ballkani e do Superkupën, nuk ka hijeshi një finale pa tifozë
    Ballina-1

    Thaqi: Ballkani e do Superkupën, nuk ka hijeshi një finale pa tifozë

    19/01/2023 13:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ballkani e synon ta fitojë Superkupën e Kosovës në futboll për herë të parë në historinë e klubit. Kështu ka thënë mbrojtësi dhe njërit prej futbollistëve më të mirë të ekipit suharekas, Armend Thaqi.

    Ballkani, si kampion në fuqi i Kosovës, është tri ditë larg trofeut të Superkupës, por fillimisht duhet ta mposhtë në Antalia të Turqisë, Llapin, fituesin e Kupës së Kosovës për edicionin e fundit në futbollin e Kosovës.

    Ekipi nga Suhareka është zhvendosur prej ditësh në qytetin bregdetar turk, në Antalia, për fazën përgatitore.

    Thaqi tha se përgatitjet në tokën turke po shkojnë shumë mirë për të dhe shokët e tij të skuadrës. Ai pohoi se ata gëzojnë formë të mirë fizike para duelit final dhe se e duan trofeun në fjalë.

    “Përgatitjet po shkojnë shumë mirë në Antalia me kushte optimale për punë. Për fat të mirë ekipi jemi shumë mirë nga ana fizike të përgatitur për ndeshjen e Superkupës së Kosovës kundër Llapit synojmë ta fitojmë trofeun e Superkupës sepse është trofe që vlen për neve si futbollist dhe për klubin“, tha Thaqi të enjten për Demokracia.com.

    Superkupa këtë vit zhvillohet larg Kosovës dhe pa prezencën e tifozëve kosovarë, për mungesën e të cilëve flet edhe Thaqi.

    “Dëshirë e jona do të ishte që të kishte tifozë në finale të Superkupës, sepse një finale pa tifozë nuk ka hijeshin e vetë sepse duke e pa formën e dy ekipeve mendoj që në Kosovë do kishte shumë tifozë në tribuna. Megjithatë, edhe në këtë mënyrë jemi përgatit dhe synojmë trofeun“, pohoi mbrojtësi me shumë përvojë i Ballkanit, Armend Thaqi.

    Demokracia.com ka kontaktuar edhe me një nga lojtarët e Llapit, por në klubin llapjan kanë zgjedhur heshtjen para sfidës.

    Ballkani dhe Llapi do të përballen më 21 janar, ndërsa kur kanë mbetur edhe dy ditë deri në këtë ballafaqim, ende nuk dihet se në cilin stadium do të luhet kjo sfidë.

    Vlen të përmendet se Armend Thaqi u shpall futbollisti më i mirë në Kosovë në ceremoninë “Laureatët e Vitit” e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.

    TË LIDHURA

    Drilon Hazrollaj shënon golin e parë me Rapidin

    21/06/2025 20:42

    Zbulohet paga që Granit Xhaka do ta fitojë te Milani

    21/06/2025 18:39

    Muriqi mund të rikthehet në Turqi, gjiganti turk interesohet për të

    21/06/2025 15:45

    1.2 milionë euro gjoba për Manchester City gjatë sezonit, arsyeja është vërtet qesharake

    21/06/2025 12:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.