Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Thaqi para derbit kundër Prishtinës: Ata janë ekip i madh, por çdo pikë e humbur nga ne është e parikuperueshme
    Ballina-1

    Thaqi para derbit kundër Prishtinës: Ata janë ekip i madh, por çdo pikë e humbur nga ne është e parikuperueshme

    21/02/2023 17:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kryetrajneri i Dritës, Arsim Thaqi gjatë një konference për media ka folur në lidhje me ndeshjen derbi kundër Prishtinës.

    Drita do të udhëtoj në Lipjan për t’u ndeshur me Prishtinën në derbin e madh të futbollit kosovar e që i takon javës së 21-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

    Thaqi vlerësoi Prishtinën para takimit duke thënë se ata janë ekip i madh. Por, sipas trajnerit, çdo pikë e lëshuar nga Drita është e parikuperueshme në garë për titull të kampionit.

    “Pas fitores gjërat gjatë javës shkojnë shumë mirë qoftë për trajnerin qoftë për lojtarët janë më të motivuar dhe të angazhuar në stërvitje për t’i marr informacionet për ndeshjen e radhës. Prishtina është ekip i madh me histori në futbollin e Kosovës dhe do të qasemi me seriozitetin maksimal. Ne kemi analizuar Prishtinën dhe dukë lënë anash humbjet e kundërshtarit ne duhet të fokusohemi te loja jonë dhe të bëjmë më të mirën në ndeshje. Ata dijnë të organizohen dhe në moment të caktuar të bëjnë kthesa, prandaj çdo ndeshje është si finale dhe duhet fitohet. Lojtarët besoj e kanë kuptuar cili është qëllimi jonë. Çdo pikë e humbur për ne është e parikuperueshme”, ka thënë Thaqi në konferencë për media.

    “Pozita e trajnerit dihet, jo vetëm në Kosovë trajnerin e mbajnë në ekip rezultatet. E di se çfarë është presioni dhe menaxhimi i tij, duhet të fokusohemi te mënyra e lojës dhe puna që bëjmë që të arrijmë te rezultati. Kam besim që kemi lojtarë që dijnë ta kenë qetësinë dhe durimin e duhur në momente të caktuara në mënyrë që ta mbajmë ritmin deri te ndeshjet vendimtare dhe direkte. Mendoj se edhe neser duhet të jetë me rëndësi dhe t’i marrim ato ndeshje pas ndeshje”, tha tutje Thaqi.

    Drita pozicionohet në vendin e dytë me 41 pikë, tri më pak se Ballkani lider. Prishtina ka 27 pikë dhe renditet në pozitën e katërt.

    TË LIDHURA

    Shaqiri nuk startoi në derbin ndaj Lusanes, trajneri shpjegon arsyen

    15/12/2025 16:05

    Armend Thaqi, “Ylli i javës”, vitet për të janë veç numra

    15/12/2025 13:13

    Asnjë minutë për Zhegrovën në fitoren e Juventusit

    14/12/2025 23:44

    Ademi në takim me gazetarët sportivë: Zëri i së vërtetës në momentet e vështira

    14/12/2025 21:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.