Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    The Athletic: Zhegrova më afër kalimit në Premier League
    Ballina-1

    The Athletic: Zhegrova më afër kalimit në Premier League

    09/01/2025 14:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas hapjes së afatit kalimtar të janarit kanë nisur spekulimet për një largim të mundshëm të yllit kosovar Edon Zhegrova nga Lille, gjatë këtij muaji.

    Dje, gazetari italian dhe njëherësh eksperti i transfereve, Fabrizio Romano zbuloi se interesim për 25 vjeçarin ka shfaqur Napoli.

    Me kërkesë ta trajnerit Antonio Conte, klubi italian e do “Messin e Kosovës” qysh në janar.

    Por, sot mediat britanike shkruajnë se anësori ofanziv mund të ketë të ardhme në Premierligë.

    Madje, gazetarët e mediumit të njohur “The Athletic” ia kanë sugjeruar majtakun Arsenalit, i cili po vuan në fazën ofanzive.

    Ata i kanë përshkruar aftësitë e jashtëzakonshme të lojtarit për driblime dhe për finalizime nga distanca, por edhe për asistime dhe pasime vendimtare.

    Edhe në të kaluarën është përfolur për një interesim eventual të “Gunners” për përfaqësuesin kosovar.

    Kartoni i Zhegrovës kushton 25 milionë euro, ndërsa ai ka kontratë me Lillen deri në vitin 2026.

    Zhegrova i ka realizuar 8 gola në këtë sezon, 4 prej tyre në Ligën e Kampionëve, tri në fazën kualifikuese dhe një në fazën e ligës.

    Gjithashtu, katër të tjerë në Ligue 1.

    Ndër të tjera, i ka edhe dy asistime, një në kampionatin francez dhe një në Champions.

    TË LIDHURA

    Celina shpreson të jetë te Kosova në tetor

    11/09/2025 23:28

    Serbia i trembet huliganëve të saj, i kërkon UEFA-s të ndryshojë stadiumin e ndeshjes me Shqipërinë, sa më larg Beogradit

    11/09/2025 20:20

    Çeferini tërheq vërejtjen për ndeshjen në Beograd

    11/09/2025 19:42

    Media serbe: Vendim shokues i Federatës serbe, Shqipëria nuk vjen në Beograd?!

    11/09/2025 15:32
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.