Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “The Sun” shkruan për rivalitetin Zvicër – Serbi
    Ballina-2

    “The Sun” shkruan për rivalitetin Zvicër – Serbi

    01/11/2022 19:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gazeta e madhe angleze, “The Sun”, ka shkruar të martën për rivalitetin e madh mes Zvicrës dhe Serbisë. Dy përfaqësueset janë pjesë e grupit G në Botërorin që nis më 20 nëntor në Katar. Në këtë grup janë edhe Brazili dhe Kameruni.

    “Derisa shumica e rivaliteteve kanë lindur për shkak të kufirit me një vend tjetër, Zvicra është 1000 kilometra larg Serbisë. Arsyeja e rivalitetit të tyre ka kuptim shumë më të thellë”, shkruan “The Sun”.

    Tregimi fillon në Kosovë, shkruan mediumi i fuqishëm anglez, ndërsa ka përmendur largimin nga Kosova të familjes së Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës.

    “Të dy lojtarët, që identifikohen me trashëgiminë kosovare-shqiptare, pushtuan ballinat në Botërorin 2019 kur festuan golat e tyre duke formuar figurën e shqiponjës dykrenare që zë vend në flamurin shqiptar”.

    FIFA intervenoi pasi Federata e Futbollit të Serbisë bëri ankesë formale.

    Xhaka ka theksuar se festimi ishte për “njerëzit e tij”.

    Ishte për njerëzit e mi që gjithnjë më kanë përkrahur. Ishin emocione të pastra”.

    Shaqiri ka refuzuar të japë shumë shpjegime, duke thënë se “emocionet ndonjëherë na rrëmbejnë neve futbollistëve. Dhe kishte shumë emocione atje”.

    “The Sun” shkruan se tensionet mbesin të larta me Serbinë që refuzon ta njohë shtetin e Kosovës.

    “Disa presin që gjithë tensioni, politika dhe emocionet të zbulohen më 2 dhjetor kur dy përfaqësueset takohen në Katar”, shkruan “The Sun”.

    TË LIDHURA

    Franco Foda nuk largohet nga kombëtarja e Kosovës, ai nuk ka thënë asnjëherë se do të largohet

    18/06/2025 13:31

    “Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët

    17/06/2025 23:39

    Conor McGregor nokauton një burrë në një klub nate në Ibiza, shikoni videon

    17/06/2025 23:15

    Vdes futbollisti shqiptar, bie nga kati i 8-të i restorantit

    17/06/2025 23:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.