Futboll ndërkombëtar

“Thjesht lutjuni Zotit”, mbrojtësi tregon fjalimin e Simeones para duelit me Messin

“Thjesht lutjuni Zotit”, mbrojtësi tregon fjalimin e Simeones para duelit me Messin

Kieran Trippier është aktualisht pjesë e Newcastle në Premier League ndërsa në të kaluarën provoi edhe La Liga-n në Spanjë aty ku veshi fanellën e Atletico Madrid, madje me Los Colchoneros fitoi edhe një titull. Së fundmi, lojtari i kombëtares së Anglisë, zbulon edhe fjalimin e trajnerit Diego Simeone në drejtim të skuadrës para përballjes

Besnik Batusha

Kieran Trippier është aktualisht pjesë e Newcastle në Premier League ndërsa në të kaluarën provoi edhe La Liga-n në Spanjë aty ku veshi fanellën e Atletico Madrid, madje me Los Colchoneros fitoi edhe një titull. Së fundmi, lojtari i kombëtares së Anglisë, zbulon edhe fjalimin e trajnerit Diego Simeone në drejtim të skuadrës para përballjes ndaj Lionel Messit që në atë periudhë luante me Barcelonën.

“Ishte pak e çuditshme pasi si Messi ashtu edhe Simeone janë argjentinas. Në mbledhjen e skuadrës, Simeone fliste shumë dhe kur vinte puna te Messi gjithnjë u shprehte se ne duhej të luteshim pasi ishte e vetmja mënyra për ta ndalur. Nuk mund të bësh asgjë, nuk mund të ndërtosh një skemë apo kurth për ta ndalur Messin sepse ai është unik.

Shpresoj që në Spanjë të luajnë edhe më shumë lojtarë anglezë sepse unë mësova shumë, sidomos edhe nga eksperienca me Simeonen. Spanja të jep mundësinë të shijosh futbollin, por edhe kulturën, ushqimin apo motin. Ishte një eksperiencë e mrekullueshme”, u shpreh Trippier.

MessiTrippier

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions