Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Thyejnë çdo rregull vetë por e quajnë skandal kur e bëjnë të tjerët, serbët kërkojnë ndërhyrjen e FIFA-s për kroatët
    Ballina-1

    Thyejnë çdo rregull vetë por e quajnë skandal kur e bëjnë të tjerët, serbët kërkojnë ndërhyrjen e FIFA-s për kroatët

    27/11/2022 21:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Serbia theu çdo rregull të FIFA-s në lidhje me lënien jashtë të politikës. Flamuri serb me hartën e Kosovës dhe me mbi shkrimin “Ne nuk dorëzohemi” bëri bujë të madhe mediatike dhe ishte në kundërshtim me atë çfarë vetë futbolli përpiqet të përcjellë.

    Por në Serbi rregullat vlejnë vetëm për të tjerët.

    Ditën e sotme kanë rënë si gjithmonë kambanat e “skandalit“ për mediat serbe.

    “Kurir“ kërkon ndërhyrjen e FIFA-s dhe shkak është bërë një flamur i hapur në tribuna nga tifozët kroatë në ndeshjen kundër Kanadasë.

    Disa tifozë kanë hapur flamujt e Ustashas, një organizatë fashiste, e njohur ndryshe si Lëvizja Revolucionare Kroate që ishte aktive në vitet 1925-1945. Kaq ka mjaftuar që në Serbi të skandalizohen dhe të kërkojnë dënime nga FIFA, pavarësisht se Kombëtarja e tyre përfshin një tjetër shtet sovran si pjesë të territorit të tyre./

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.