Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Thyen heshtjen arbitri, akuzon legjendën e futbollit turk
    Ballina-2

    Thyen heshtjen arbitri, akuzon legjendën e futbollit turk

    20/12/2023 22:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjyqtari turk Halil Umut Meler, i cili u sulmua me grushte nga presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca pas ndeshjes ndaj Rizesporit, ka folur për herë të parë për mediat pasi ka kaluar një përvojë të pakëndshme.

    Në një intervistë për Hürriyet, ai u përpoq të shpjegonte se çfarë ka ndodhur saktësisht në fushë. Ai pretendon se ngjarjet e ndodhura në ndeshjen Ankaragucu-Rizespor nisën me provokimin e trajnerit të vendasve dhe lojtarit legjendar të kombëtares Emre Belozoglu.

    “Në fakt, kjo duhet shpjeguar që në fillim. Ishte një ndeshje normale, shumë e mirë. Tensionet ishin të pranishme, por referimi nuk ishte i keq. Nuk pati probleme të mëdha as me tribunat.

    Në kohën e pushimit u shënua gol dhe ndeshja përfundoi 1:1. Nuk pati protesta të lojtarëve, sepse nuk kishte pozicion të kontestuar para golit”, deklaroi Meler, i cili më pas shpjegoi sulmin.

    “Pas ndeshjes, pas fishkëllimës, lojtarët erdhën për të falënderuar dhe uruar. Dhe kjo tashmë ishte e dukshme në ekranet televizive. Ndërkohë, pashë duart e Emre Belozoglu duke protestuar.

    Pikërisht kur u fokusuam në atë që po ndodhte, presidenti Koca me ka goditur nga krahu i majte nuk e di a me kujtohet çfarë ka ndodhur me pas sepse jam goditur dhe jam shtrire ne tokë.

    Këtë nuk e kane pritur as policia as përfaqësuesit. Një situatë e papritur sepse aty nuk ishte asgjë për të treguar incidentin që mund të ndodhte. Ishte trajneri që provokoi këtë situatë. Nuk ishte askush tjetër veç ai”, shtoi Meler.

    Kur u pyet vazhdimisht nëse Emre Belozoglu shkaktoi trazirat, Meler u përgjigj përsëri pozitivisht: “Po, kjo është diçka që është e dukshme. Le të thotë gjatë ndeshjes: ‘E bëre këtë gabim, për ty pësova gol”.

    “Por, klubi Ankaragcu dhe tifozët nuk kanë lidhje me të. Ndoshta ai ka planifikuar paraprakisht, sepse e dini, ai ka pasur mosmarrëveshje personale me mua që nga viti 2018. Mendoj se ky mendim personal vazhdon edhe tani”, shpjegoi ai.

    Meler pretendon se Emre Belozoglu ishte duke qeshur kur Koca e goditi dhe tha se Faruk Koca nuk do ta falë kurrë atë që i bëri. “Këtë e them konkretisht, nuk do t’i fal as ata që e shkaktuan, as ata që e bënë”, thotë Meler.

    Arbitri turk tregoi se nuk e kishte parë kurrë videon e incidentit dhe se nuk do ta bënte këtë.

    Kujtojmë se Federata Turke e Futbollit ka marrë një vendim të shprehur për suspendimin e përjetshëm të Kocës, i cili do të duhet të paguajë një gjobë prej 63.000 euro.

    Ankaragucu do t’i luajë pesë ndeshjet e ardhshme në shtëpi para tribunave të zbrazëta.

    TË LIDHURA

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22

    Qëllohet për vdekje futbollisti i Kombëtares së Ekuadorit

    18/12/2025 12:30

    Trofeu i gjashtë sezonal për PSG-në e Luis Enriques

    17/12/2025 22:15

    Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

    17/12/2025 21:33
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.