Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se nuk do të jenë prezent në stadium për ndeshjen ndaj Serbisë: S’po na lejojnë miqtë e serbëve (FSHF)
    Ballina-1

    “Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se nuk do të jenë prezent në stadium për ndeshjen ndaj Serbisë: S’po na lejojnë miqtë e serbëve (FSHF)

    02/06/2025 21:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Për herë të parë pas 21 vitesh të ekzistencës së tyre, grupimi i njohur i tifozëve shqiptarë “Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jetë i pranishëm në stadium për të përkrahur Kombëtaren shqiptare në ndeshjen e 7 qershorit ndaj Serbisë. 

    Sipas tyre, kjo është vetëm hera e dytë në histori që nuk do të jenë në stadium, hera e parë ishte më 14 tetor 2014, kur, siç shprehen ata, “nuk na lanë shkijet”.  

    Kësaj radhe, arsyeja qëndron, sipas deklaratës, tek vetë Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), të cilën ata e akuzojnë për përjashtim të qëllimshëm dhe favorizim të interesave private. 

    Në thelb të reagimit të tyre është kundërshtimi ndaj mënyrës së shpërndarjes së biletave, të cilën e quajnë “farsë” dhe një “short të rremë”.  

    Sipas TKZ, ky sistem nuk ishte as transparent dhe as gjithëpërfshirës, por i ndërtuar për të garantuar bileta për agjencitë turistike dhe për të ushqyer pazaret që, sipas tyre, janë bërë të zakonshme.

    Për më tepër, TKZ vë në dukje edhe koston tepër të lartë të biletave, që shkon nga 150 deri në 1000 euro, çka sipas tyre e kthen futbollin nga një aktivitet popullor në një ngjarje ekskluzive për të pasurit. 

    “Është e paimagjinueshme që një familje shqiptare mesatare, një prind me bashkëshorten dhe dy fëmijë, të duhet të paguajë rreth 600 euro për të ndjekur një ndeshje, aq sa kushton një javë pushime në qershor”, thuhej në reagimin e TKZ-së.  

    Kjo situatë, sipas tyre, reflekton politikën përjashtuese të FSHF-së. 

    Ky vendim i TKZ shënon një moment kritik në marrëdhënien e tifozëve me institucionin më të lartë të futbollit shqiptar.

    TË LIDHURA

    Lajm i mirë për tifozët e Chelseat, Cole Palmer rikthehet në stërvitje

    11/09/2025 10:23

    FIFA gati të mbyll ‘Rajko Mitiq’: Shkeljet anti-Kosovë mund ta lënë Serbinë pa tifozë ndaj Shqipërisë

    10/09/2025 20:25

    Finlanda e Maxhuni në gjysmëfinale të Eurobasketit

    10/09/2025 19:31

    FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd

    10/09/2025 15:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.