Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tifozët duan mrekulli nga Shqipëria, ja me cilat grupe përplasen kuqezinjtë nëse shkojnë në fazën me eliminim direkt
    Ballina-2

    Tifozët duan mrekulli nga Shqipëria, ja me cilat grupe përplasen kuqezinjtë nëse shkojnë në fazën me eliminim direkt

    03/12/2023 00:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shanset e Shqipërisë për të kaluar grupin ë EURO 2024 nuk shihen si të larta pas shortit të sotëm që vendosi kuqezinjtë përballë emrave si Spanja, Itali e Kroacia, me shumë potencial e pretendime për të ecur përpara në një turne të tillë.

    Por mbështetësit kuqezi mendojnë se Shqipëria mund të bëjë mrekulli dhe vetë trajneri Silvinjo insistoi pas shortit se një gjë ë tillë është e mundur në ndeshje direkte që zgjatin 90 minuta e ku çdo gjë nis si e barabartë.

    Por cilët janë kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë nëse ia del që të kalojë Grupin B ku bën pjesë?

    UEFA ka një skemë të paracaktuar të fazës me eliminim direkt, që ka gjithsesi disa variacione në bazë të ekipeve që kualifikohen si të tretat më të mira nga grupet. Kjo bën jo fikse fatin e shumë skuadrave e përballjeve deri në momentet e fundit të fazës në grupe. Ndaj  ka këto variante për Shqipërinë dhe grupin e saj:

    Nëse fiton Grupin B

    Ndeshet më 30 qershor në orën 21:00 në Këln ndaj njërës nga skuadrat e treta që dalin në grupet A/D/E/F

    Nëse del e dyta në Grupin B

    Ndeshet më 29 qershor në orën 18:00 në Berlin ndaj skuadrës që del e dyta në Grupin A

    Nëse del ndër 4 të tretat më të mira nga Grupi B

    1. Ndeshet më 1 korrik në orën 21:00 në Frankfurt me fituesen e Grupit F

    2. Ndeshet më 2 korrik në orën 18:00 në Mynih me fituesen e Grupit E

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.