Tifozët e Barcelonës mund të ëndërrojnë, Ronaldinho sjell te katalanasit të birin

Quhet Joao de Asis Moriera, është sulmues dhe është lojtari më i ri i Barcelonës. Por për të do të ketë një vëmendje të veçantë në Katalonjë, pasi bëhet fjalë për djalin e legjendës Ronaldinho. Futbollisti i ri, pasi ka mbyllur kontratën me Kruzeiron, ka vendosur që të provojë një eksperiencë në Europë dhe falë
Quhet Joao de Asis Moriera, është sulmues dhe është lojtari më i ri i Barcelonës. Por për të do të ketë një vëmendje të veçantë në Katalonjë, pasi bëhet fjalë për djalin e legjendës Ronaldinho.
Futbollisti i ri, pasi ka mbyllur kontratën me Kruzeiron, ka vendosur që të provojë një eksperiencë në Europë dhe falë lidhjeve të babait të tij, ka firmosur për klubin e Barcelonës i cili pritet që ta prezantojë së shpejti. Sulmuesi do të luajë me skuadrat e akademisë së Barcelonës, por mund të bëhet shpejt pjesë e ekipit B të saj nëse do të tregojë përshtatjen dhe progresin e duhur.
Ronaldinho luajti nga viti 2003, deri në vitin 2008 te Barcelona, duke u kthyer në një idhull për tifozerinë e kësaj skuadre me driblimet dhe gjestet e tij të jashtëzakonshme teknike, në periudhën më të mirë të karrierës së fantazistit brazilian. Ndaj tifozët katalanas shpresojnë që i biri të ketë trashëguar sadopak nga magjia e Dinjos i cili fitoi në ato vite 2 tituj kampion dhe një Ligë Kampionesh më këtë skuadër.



