Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tifozët e Barçës i therën tre persona me thikë, reagojnë ashpër të dy klubet
    Ballina-1

    Tifozët e Barçës i therën tre persona me thikë, reagojnë ashpër të dy klubet

    09/11/2022 11:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Aktet të turpshme dhune ndodhën pasditen e së martës në Pamplona.

    Nga informacionet paraprake mësohet se disa ndjekës radikalë të skuadrës së Barcelonës, me kapuçë në kokë, kanë sulmuar me mjete prerëse (thika) dhe shkopinj bejsbolli disa tifozë të Osasunës, në hyrje të një lokali.

    Është dashur të ndërhyjë policisë për të shmangur më të keqen, gjithsesi, nga incidenti mësohet se në këtë incident janë plagosur tre persona, shkruan tch.

    Deklarata e Barcelonës

    Barcelona shpreh keqardhje dhe dënon aktet e vandalizmit të kryera këtë pasdite nga tifozët ultras në Pamplona. Presidenti Joan Laporta ka kontaktuar presidentin e Osasunës, Luis Sabalza, për të dënuar atë që ndodhi mes tifozëve radikalë. Barcelona refuzon me forcë çdo akt dhune brenda dhe jashtë stadiumeve të futbollit dhe rikonfirmon angazhimin e saj për luftën kundër çdo forme dhune që lidhet me botën e sportit. Përveç kësaj, klubi vihet edhe një herë në dispozicion të forcave dhe organeve të sigurisë dhe të gjithë agjentëve të përfshirë, për t’u dhënë fund grupeve që e praktikojnë dhunën në mënyrë sistematike”.

    Deklarata e Osasunës

    “Klubi i Osasunës dënon ashpër incidentet e dhunshme të kryera nga ultrasët e klubit të futbollit të Barcelonës këtë pasdite në Pamplona. Po kështu, klubi shpreh solidaritetin për të prekurit dhe vihet në dispozicion të tifozëve të sulmuar. Klubi mban qëndrim të fortë ndaj çdo shenje dhune, racizmi, ksenofobie dhe intolerance në sport…”

    TË LIDHURA

    Zyrtare: Carlo Ancelotti është trajner i ri i Brazilit

    12/05/2025 16:27

    Mediat zvicerane: Si u bë Xherdan Shaqiri “Mesia i Baselit” pas zhgënjimit në Evropian

    12/05/2025 13:14

    Shkëlqeu përballë Llapit, Mevlan Zeka shpallet ‘Ylli i Javës’

    12/05/2025 13:03

    Napoli gabon në shtëpi ndaj Genoas, mbetet lider – por nuk ka më vend për gabime  

    11/05/2025 22:58
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.