Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tifozët e Beshiktashit i bëjnë thirrje Erdoganit të tërhiqet, shkak keqmenaxhimi i situatës pas tërmetit
    Ballina-2

    Tifozët e Beshiktashit i bëjnë thirrje Erdoganit të tërhiqet, shkak keqmenaxhimi i situatës pas tërmetit

    27/02/2023 11:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mbështetësit e klubit turk të Beshiktashit, i bën thirrje mbrëmë udhëheqësisë turke të japë dorëheqje, pas tërmetit me magnitudë 7.8 që vrau më shumë se 50,000 njerëz atje dhe në Siri.

    “Qeveri tërhiqu!”, ishin brohorimat rreth stadiumit, gjatë ndeshjes kundër Antalyaspor.

    Para fillimit, klubi bëri homazhe për viktimat e tërmeteve dhe mbështetësit hodhën mijëra lodra dhe shalle në fushë, në një gjest mbështetjeje për fëmijët e prekur nga fatkeqësia.

    Por thirrjet e protestës treguan zemërim të vazhdueshëm për reagimin e qeverisë turke ndaj fatkeqësisë natyrore.

    Brohoritjet treguan zemërim të vazhdueshëm mbi reagimin e qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan, ndaj tërmetit.

    Në përgjigje të brohoritjeve në lojë, Devlet Bahçeli, kreu i partisë MHP që është në linjë me Erdoganin, anuloi anëtarësimin e tij në Beshiktash.

    Mbështetësit e një tjetër klubi të madh me bazë në Stamboll, Fenerbahçe, bërtitën parulla të ngjashme të shtunën mbrëma gjatë një ndeshjeje kundër Konyaspor.

    “20 gënjeshtra dhe mashtrime, jepni dorëheqjen”, thërrisnin tifozët e Fenerbahçes gjatë ndeshjes.

    Erdogani hodhi poshtë kritikat për reagimin ndaj tërmetit. Në fillim të këtij muaji, ai pranoi “mangësitë” në reagimin e vendit të tij ndaj katastrofës, por ai gjithashtu sulmoi “provokatorët” që kritikuan përpjekjet e shpëtimit, duke shtuar: “Sigurisht, ka mangësi. Kushtet janë të qarta për t’u parë. Nuk është e mundur të jesh gati për një fatkeqësi si kjo”.

    Kundërshtarët e akuzuan Erdoganin se nuk e kishte përgatitur vendin sa duhet për një tërmet të tillë dhe se kishte neglizhuar mbikëqyrjen e ndërtesave.

    Hetimet kanë nisur kundër më shumë se 600 personave në lidhje me ndërtesat që u shembën, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.

    Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale janë planifikuar të mbahen më 14 maj.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi takohet me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, në prag të Kongresit të 50-të

    12/02/2026 00:22

    City i afrohet Arsenalit në tri pikë

    12/02/2026 00:08

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.