Të dielën ka nisur Kampionati Botëror në Katar dhe që në ndeshjen e parë mes nikoqirit dhe Ekuadorit, kamerat dhe fotoreporterët në tribuna kapën tifozet e bukura.
Disa prej tyre mbanin shami, ndërsa kishin veshur rroba me ngjyrat e përfaqësueses së Katarit.
Një vajzë me flokë të zeza e veshur me ngjyrat e flamurit të Katarit dhe me një dukje të spikatur, tërhoqi gjithë shikimet.
Ajo, sikurse edhe femrat e tjera të pikasura nga fotografët, hodhën poshtë paragjykimin se vetëm meshkujt kënaqen duke parë futboll.