Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tifozët e Gjilanit “Skifterat” i dërgojnë mesazh Dritës para derbit të madh
    Ballina-1

    Tifozët e Gjilanit “Skifterat” i dërgojnë mesazh Dritës para derbit të madh

    10/05/2023 17:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të dielen zhvillohet derbi më i madh në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll mes Gjilanit dhe Dritës.

    Kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri në përfundim të kampionatit, Drita është lidere e tabelës me 66 pikë aq sa ka edhe Ballkani, por që ka rezultate më të mira në ndeshjet direke.

    Nëse deri në fund nuk ndryshojnë pikët, atëherë skuadra e Dritës do të jetë kampion i ri i Kosovës.

    Por tifogrupi i Gjilanit “Skifterat” i kanë dërguar mesazh ”Intelektualëve” se nuk do të kenë të lehtë dhe se do të luajnë për fitore.

    Reagimi i “Skifterave”:

    ”Derbi i Anamoravës

    Ekipa jonë e NDERIT këtë vikend zhvillon ndeshjen e rradhës drejtë rrugëtimit për garat Evropiane!Këta djem që na nderuan neve duke na dërguar në finale të Kupës, do ta nderojnë veten dhe të gjithë ata që ndër vite e dekada parreshtur, njëjtë si këta dhanë shumë për klubin e qytetin.Ata do të japin shpirtin në fushë siç kanë mbrapa një armatë të etur që jep zemrën në tribina!Ata nuk shkelen, as nuk shiten e as nuk blehen, prandaj me shumë mburrje janë NDERI I QYTETIT!”, thuhet në reagim.

    TË LIDHURA

    Presidenti Agim Ademi ndan licencat A për trajnerë

    30/06/2025 15:00

    Foda: Do të bëjmë çdo gjë për t’u kualifikuar në Botëror

    30/06/2025 12:46

    FFK ndanë licencat A për trajnerë 

    30/06/2025 12:29

    ‘Festival’ golash në Miami, Bayern mposht Flamengon dhe kalon në çerekfinale

    30/06/2025 00:12
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.