Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tifozët e Lazios e kërkojnë rikthimin e Muriqit
    Ballina-1

    Tifozët e Lazios e kërkojnë rikthimin e Muriqit

    20/10/2022 13:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lazio e ka marrë një lajm të keq.

    Sulmuesi kryesor, Ciro Immobile ua ka “këputur këmbët” tifozëve pasi e pësoi një lëndim, më saktësisht një tërheqje muskulore, e cila do ta lë atë jashtë fushës së blertë për së paku 40 ditë.

    E në postimin për lëndimin e përfaqësuesit italian, vërehen disa komente të papritura të tifozëve lazialë.

    Disa prej tyre e kanë kërkuar rikthimin e Vedat Muriqit në kryeqytetin italian, shkruan mediumi italian “lalaziosiamonoi”.

    “Urime bomber”, “Kthehu Vedat”, “Na mungon Pirati”, etj., ishin disa prej komenteve të tifozëve “Biancocelesti” në rrjetet sociale, duke e kërkuar rikthimin e prizrenasit në Lazio, përkundër eksperiencës së tij dëshpëruese për një vit e gjysmë në “Olimpico”.

    Shpërthimi i 28 vjeçarit në Mallorca ka bërë që tifozët e Lazios ta duan atë në skuadrën e zemrës.

    Megjithatë, një gjë e tillë do të jetë e vështirë të ndodhë pasi klubi ishullor spanjoll e ka blerë kartonin e ish-futbollistit të Rizesporit dhe Fenerbahçes. 

    TË LIDHURA

    Skuadra polake gjobitet nga UEFA për banerin “Kosova është Serbi”

    26/01/2026 17:33

    Taulant Hodaj që po kërkon ndërhyrje nga MKRS për ta penguar mbajtjen e kuvendit, dikur ai vet i shkruante ministrit sesi FFK i ka plotësuar gjitha

    26/01/2026 17:02

    Malisheva pëson 8:1 nga Dinamo Kievi ndonëse ishte në epërsi

    25/01/2026 21:51

    Juventusi mposht thellë Napolin

    25/01/2026 21:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.