Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tifozët e Napolit pranojnë humbjen dhe rrëmbimin e ‘transit’ në Shqipëri nga Plisat
    Ballina-2

    Tifozët e Napolit pranojnë humbjen dhe rrëmbimin e ‘transit’ në Shqipëri nga Plisat

    18/11/2022 17:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tifozët e Napolit, të cilët kishin udhëtuar drejt Shqipërisë për ta përkrahur Italinë në ndeshjen miqësore në Tiranë, kanë pranuan humbjen e betejës me Plisat, tifozët zyrtar të klubeve të Prishtinës dhe kombëtares shqiptare.

    E mërkura mbrëma ishte e rezervuar për miqësoren mes Shqipërisë dhe Italisë në “Air Albania Stadium”, ndeshja e cila u mbyll me fitoren e Azurrëve 3-1.

    Megjithatë, jo gjithçka shkoi në rregull, pasi para ndeshjes dhe gjatë ndeshjes pati disa përleshje mes tifozëve shqiptar dhe atyre italianë.

    Ishin Plisat nga Prishtina, ata të cilët u përleshen me tifozët italianë, pasi këta të fundit provokuan duke brohoritur “Kosova është Serbi”.

    Në ‘luftë’ e sipër, Plisat u treguan fitimtar duke fituar betejën dhe duke i rrëmbyer një transparent apo flamur tifozëve të Napolit, të cilët kishin udhëtuar për të përkrahur Italinë.

    Rrëmbimi i transit është konfirmuar edhe nga vet tifozët e Napolit, të cilët kanë pranuar humbjen e betejës ndaj Plisave.

    Këtë dëshmi e posedon Telegrafi, ku tifozët zyrtar të Napolit kanë konfirmuar me anë të një shkrimi në forumet e tifo-grupeve.

    “Më mirë trishtimi i një disfate sesa turpi i të mos luftuarit”, në jetë betejat fitohen dhe humben: këtë herë kemi humbur, por si gjithmonë kemi luftuar me kokën lartë dhe me nder”.

    “Në do të përgjigjemi me fakte. Kemi qenë gjithmonë në vijën e parë të frontit, duke luftuar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Kemi humbur një transparent dhe në përputhje me ABC-në e stilit tonë të jetesës, asnjë flamur tjetër nuk do të shfaqet pas ndeshje. Pavarësisht kësaj, e do të mbrojmë tri ngjyrat dhe idetë”, thuhet në shkrimin e tifozëve të Napolit. 

    TË LIDHURA

    Formacioni zyrtar, starton Ron Raçi i Prishtinës. Edhe Korenica e nis nga fillimi

    09/06/2025 17:50

    Federata e Futbollit serb e falënderon Armando Dukën për mikpritje

    09/06/2025 12:03

    Agim Ademi së bashku me ish-ekzekutivin e FIFA-së bëjnë homazhe në varrin e Fadil Vokrrit

    09/06/2025 09:17

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.