Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tifozët e Real Madridit mbetën të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
    Ballina-1

    Tifozët e Real Madridit mbetën të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

    30/04/2024 18:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur kur kanë parë një lojtar ‘misterioz’ duke u stërvitur me ekipin e parë, përkundër faktit që nuk është pjesë e listës së lojtarëve të ftuar.

    Pasi eliminuan kampionin në fuqi Manchester Cityn në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Real Madridi do të përballet me Bayern Munichun në fazën gjysmëfinale.

    Këto dy ndeshje premtojnë një betejë të ashpër, teksa lojtarë të klasit botëror do të luftojnë me njëri-tjetrin duke reprezentuar dy ekipe dhe dy stadiume ikonike.

    Përkundër kësaj, madrilenët kanë vërejtur një fytyrë të panjohur duke u stërvitur në ‘Allianz Arena’ para ndeshjes së parë në Munich.

    20-vjeçari Jeremy De Leon udhëtoi në Gjermani dhe mori pjesë në stërvitje përkundër faktit se nuk ishte pjesë e ekipit të Carlo Ancelottit.

    Real Madridi nënshkroi me De Leonin gjatë afatit kalimtar të janarit nga një ekip i kategorisë së tretë në Spannjë, por ai nuk mund të regjistrohej për të luajtur në fazën me eliminim të Ligës së Kampionëve.

    De Leon ka bërë pesë paraqitje për Real Madrid Castillën këtë sezon, dhe është e drejt për t’u thënë se tifozët mbetën të hutuar me paraqitjen e tij në stërvitje.

    “Kjo është me të vërtetë një mister, ne e nënshkruam me atë nga asgjëkundi. Ai gjithmonë paraqitet në foto, udhëton me ekipin, ani pse nuk është në listën e të ftuarve” , ka shkruar një tifoz në platformën X.

    “Katër muaj më parë ai po luante për një ekip të panjohur në Spanjë”, një tjetër tifoz tha: Do të ishte një histori e çmendur nëse atij i ipet shansi për të luajtur për shkak të mungesave.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.