Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tifozët kënduan: “Lavdi Rusisë” dhe “Kosova-Serbi”, gjobitet klubi boshnjak nga Republika Serbe
    Ballina-2

    Tifozët kënduan: “Lavdi Rusisë” dhe “Kosova-Serbi”, gjobitet klubi boshnjak nga Republika Serbe

    09/03/2023 15:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Klubi boshnjak, Borac është gjobitur me afro 4 mijë euro për thirrjet dhe banerët e shfaqur nga tifozët e këtij klubi.

    Në ndeshjen e së tetës së finales së Kupës së Bosnjës, të zhvilluar më 18 shkurt kundër Rudarit, tifozët e Borac, me bazë në qytetin e Banjallukës (Republika Srbska), ata kënduan njëherësh edhe për Ratko Mladicin, njëri prej liderëve të luftës dhe kriminelëve serbë në kolapsin e Jugosllavisë.

    Ndërkohë, tifozët kënduan edhe “Kosova-Serbi” dhe e shfaqën një flamur rus me sloganin “Slava Russia” (Lavdi Rusisë), njofton mediumi boshnjak “Klix”.

    Ndër të tjera, ata e shfaqën edhe një hartë të Kosovës me ngjyrat e flamurit serb.

    Tifozët e shfaqën edhe një pankartë me shkrimin: “Kosova është fara nga e cila u rrita, burimi dhe djepi i njerëzve tanë”.

    Në rast se përsëriten veprime të tilla të tifozëve, Borac është kërcënuar se do të duhet t’i zhvillojë ndeshjet në stadium të zbrazët.

    Në këtë ndeshje me Rudarin, Borac humbi me penallti dhe eksperienca e tij në Kupën e Bosnjë-Hercegovinës për këtë sezon mori fund. 

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.