Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tifozët Kuq e Zi i reagojnë ashpër Dukës e FSHF-së: Akti më i turpshëm që bëhet në emër të tifozëve shqiptarë
    Ballina-1

    Tifozët Kuq e Zi i reagojnë ashpër Dukës e FSHF-së: Akti më i turpshëm që bëhet në emër të tifozëve shqiptarë

    26/09/2024 22:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Organizimi i kampionatit europian për moshat U21, nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj serbe është zyrtarizuar.

    Ky lajm ka nxitur reagime të shumta në opinion, shkruan Ballkani.info.

    Së fundi kanë reaguar edhe tifozëria Kuq e Zi duke e cilësuar se ky organizim është akti më i turpshëm që bëhet në emër të tifozëve shqiptar dhe opinionin futbolldashës të Kombëtares Shqiptare të futbollit.

    Reagimi i Tifozëve Kuq e Zi:

    “Organizimi i kampionatit europian për moshat U21, nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe shkijeve është akti më i turpshëm që bëhet në emër të tifozëve shqiptar dhe opinionin futbolldashës të Kombëtares Shqiptare të futbollit.

    Ky organizim assesi nuk mund të quhet i Shqipërisë, pasi FSHF-ja nuk ka kompentecën të flasë në emër të shqiptarëve dhe Shqipërisë, por vetëm në emër të vetin si organizatë, e që pas këtij akti do gjej mbështetje vetëm tek punonjësit e vet që u jep pagë.

    Nuk mjaftuan me mijëra reagime, shkrime, emisione e analiza unanimisht KUNDËR për këtë nismë, por që FSHF-ja me saktë kreu i saj me hirë ose pahirë mori mbi supet e veta të drejtën e vendosjes kokë më vete për një nismë me kaq shumë kundërshtime.

    Nuk mjaftuan as qindra mijëra viktima shqiptare, gjenocidi e masakra nga ana e shkijeve. GJithashtu nuk mjaftoi as nata e 14 tetorit kur Kombëtarja Shqiptare u gjend në një ambient terrori, e ku u bë thirrje “vrisni shqiptarët”, e ku lojtarët shqiptarë u rrahën e u fyen, madje edhe ju rrezikua jeta e tyre.

    Nismat e tilla kryeneçe, e mospërfillëse ndaj opinionit të të lartëpërmendurve, që për lavdinë e tyre personale, egoja e shëmtuar për të luajtuar ndërtuesin e paqes globale në dëm të harmonisë së ekipit kombëtar, të mbështetësve të saj që me gjithë sakrificën e tyre financiare e familjare, e kanë ndjekur deri tani ekipin kombëtar, do t’ju kthehet bumerang.

    Nesër do të jetë vonë, kur thirrjet tuaja do të bëhen përgjëruese ndaj përkrahësve të Kombëtares dhe sportdashësve, për t’i ulë gjakrat e tensionin dhe për të kërkuar kompromis e partneritet”

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.