Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tifozët Kuq e Zi i reagojnë ashpër Dukës: Fqinjë kemi boll, s’kemi pse kapërcejmë Kosovën për t’i dhënë ndihmë Serbisë
    Ballina-1

    Tifozët Kuq e Zi i reagojnë ashpër Dukës: Fqinjë kemi boll, s’kemi pse kapërcejmë Kosovën për t’i dhënë ndihmë Serbisë

    09/05/2024 15:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar ndaj lajmit të Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ku ka thënë se Shqipëria po planifikojnë që “EURO 2027” për moshat 21 vjeç ta organizojnë së bashku me Serbinë.

    Tifozat Kuq e Zi, në reagimin e tyre shkruajnë se nuk duhet harruar krimet dhe gjenocidi i Serbisë ndaj shqiptarëve e ku në disa raste edhe janë dënuar nga UEFA për tifozët e saj racist e të dhunshëm.

    “Serbia, përveç krimeve dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve është dënuar në disa raste nga UEFA për tifozët e saj racistë e të dhunshëm deri në vrasje. Sa për marrëdhëniet e drejtpërdrejta sportive të Shqipërisë me Serbinë pamjet, thirrjet, kriminale për therjen dhe vrasjen e shqiptarëve, goditjet ndaj lojtarëve tanë në 14 tetor 2014, dhe terrori ndaj delegacionit nuk besojmë se janë harruar. Njëlloj vazhdon përhapja e parullave të ngjashme nga tifozët serbë në ndeshje ku nuk janë aspak të perfshirë skuadrat shqiptare. Për asnjë nga këto nuk është kërkuar falje, përkundrazi kane luftuar edhe “sportivisht” kundër nesh deri në shkallët më të larta gjyqesore sportive”, thuhet në reagimin e tyre.

    @ballkani.info Shihni si Shqipëria vrapon pas Serbisë. Tash dëshiron organizimin e kampionatit evropian me këtë shtet të poshtër #albania #serbia #kosova #shqip #shqiptaretneperbote???????????? #blendifevziu #armandoduka ♬ original sound – Ballkani.info

    Më poshtë keni postimin e plotë të Tifozave Kuq e Zi:

    Lajmet për organizimin e Kampionatit Evropian të Shpresave (U21) 2027 nga Serbia kanë qarkulluar që në fillim të marsit 2024. Në këto lajme, njoftohet se Serbia aplikon e vetme për të organizuar këtë Evropian. Në të njejtat raportime te lajmit shkruhet se Serbisë “mund t’i kërkohet nga UEFA që ta organizojë kampionatin së bashku me Shqipërinë”.

    Serbia, përveç krimeve dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve është dënuar në disa raste nga UEFA për tifozët e saj racistë e të dhunshëm deri në vrasje. Sa për marrëdhëniet e drejtpërdrejta sportive të Shqipërisë me Serbinë pamjet, thirrjet, kriminale për therjen dhe vrasjen e shqiptarëve, goditjet ndaj lojtarëve tanë në 14 tetor 2014, dhe terrori ndaj delegacionit nuk besojmë se janë harruar. Njëlloj vazhdon përhapja e parullave të ngjashme nga tifozët serbë në ndeshje ku nuk janë aspak të perfshirë skuadrat shqiptare. Për asnjë nga këto nuk është kërkuar falje, përkundrazi kane luftuar edhe “sportivisht” kundër nesh deri në shkallët më të larta gjyqesore sportive.

    Duke qenë se shpesh dhe me të drejtë sporti përdoret për të promovuar paqe, bashkëpunimin, mirëkuptim dhe shpresë do të duhej fallciteti, fasada, propaganda dhe në rastin më të mirë PR-i të organizohej dhe t’i “shiteshin” publikut pak më profesionalisht. Kështu që mirë do të ishte FSHF të tregojë nëse paraprakisht ka kërkuar të organizojë U21 Euro 2027 së bashku me Maqedoninë e Veriut, apo me Malin e Zi? Për sa kohë nuk përmbushim kërkesat teknike të mos shesim fytyrën dhe interesat etnike. Fqinjë kemi boll, skemi pse kapërcejmë Kosovën për ti dhënë ndihmë Serbisë.

    Tifozat Kuq e Zi

    1 Komb 1 Kombëtare 1 Kampionat Shqiptar

    TË LIDHURA

    Katër ndeshje e fundit të play-offit të Ligës së Kampionëve: Shaqiri e mban gjallë Baselin, Bodo/Glimt afër historisë

    20/08/2025 23:21

    Te Drita synojnë ta fitojnë “finalen” e parë në Prishtinë

    20/08/2025 20:06

    Leon, e gjithë Kosova po të pret, emri yt do të dëgjohen deri në qiell kur të thirret nga “Dardanët”!

    20/08/2025 19:15

    Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjet e shtatorit

    20/08/2025 11:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.