Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tifozët mitrovicas paralajmërojnë bojkotimin e Superkupës
    Ballina-1

    Tifozët mitrovicas paralajmërojnë bojkotimin e Superkupës

    01/11/2022 21:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Grupi i tifozëve të Trepçës “Torcida”, i ka kërkuar Federatës së Basketbollit të Kosovës që ta shfuqizojë vendimin që ndalon udhëtimin e tifozëve mysafirë në ndeshjet e basketbollit.

    “Torcida edhe një herë kërkon rishqyrtimin e vendimit të FBK për ndalimin e udhëtimeve jashtë të tifozëve në basketboll, ku me anë të kësaj shkrese kërkojmë që i njëjti të shfuqizohet dhe prej javës së ardhshme kërkesat për të qenë pranë klubit të zemrës Trepça ku do që zhvillon ndeshje të jenë të aprovuara”, shkruan një njoftimin e “Torcidës”.

    Tifozët mitrovicas paralajmërojnë FBK-në se nëse nuk shfuqizohet vendimi, do të organizohen me tifozët e klubeve të tjera për ta bojkotuar Superkupën.

    “Në të kundërtën, ne inkurajojm edhe tifogrupet tjera që të jemi një zëri dhe me vendim unik të përbashkët të bojkotojmë Superkupën e Kosovës e cila edhe ashtu e humbi seriozitetin e saj duke u shtyrë dhe ndryshuar orari tash për herën e 3-të radhazi. FBK ende nuk ka zyrtarizuar vendin e zhvillimit të Superkupës dhe kjo tregon shumë për nivelin e seriozitetit si eveniment. FBK shfuqizo vendimin”, thuhet në fund të njoftimit të tifozëve mitrovicas.

    TË LIDHURA

    VIDEO | Tifozi nga Shqipëria puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

    08/06/2025 16:46

    Asllani: Doja të gjuaja penalltinë

    08/06/2025 16:44

    Spalletti shkarkohet nga detyra e trajnerit tek Italia

    08/06/2025 16:09

    Spanja – Portugalia, finalja e madhe e Ligës së Kombeve zhvillohet sonte

    08/06/2025 10:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.