Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tifozët shqiptarë nuk duken të kënaqur pas emërimit të Silvinhos në krye të Kombëtares
    Ballina-1

    Tifozët shqiptarë nuk duken të kënaqur pas emërimit të Silvinhos në krye të Kombëtares

    03/01/2023 12:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Emërimi i ish-futbollistit brazilian Silvinho në bankinën e përfaqësueses shqiptare, duket se nuk ka kënaqur mbështetësit kuqezinj. Këta të fundit kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre duke komentuar në rrjetet sociale emërimin që u bë publik gjatë të hënës pasdite nga FSHF.

    Pikërisht në komentet e lajmit në fjale në faqen në Facebook të institucionit të futbollit, përtej dëshirës për të parë sukseset e Shqipërisë, nuk kanë munguar thumbimet dhe talljet në adresë të emërimit të ri në bankinën kuqezi.

    “Paskemi marrë 4 trajnerë njëherësh”, shkruajnë disa tifozë, duke iu referuar faktit se Silvinjo është emri “futbollistik” i 48-vjeçarit i cili në fakt quhet Sylvio Mendes Campos Júnior. “Pyeteni nëse e di nga i bie Peqini” ngacmon një tjetër. “Nëse fiton, ky bëhet me origjinë delvinjot”, shton një tifoz i tretë.

    Megjithatë, një gjë bashkon shumicën e tifozëve në këtë drejtim, pasi ata janë të bindur se ky është një tjetër rast kur një i ri vjen të mësojë trajningun në kurriz të Shqipërisë, siç ndodhi më parë me Panuçin. “Kombëtarja meritonte një trajner ekspert dhe me emër dhe jo të bëhet autoshkollë për ish-futbollistë që si trajnerë s’kanë arritur asgjë”, thekson një tifoz në komentin në postimin  FSHF-së.

    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.