Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tifozët suedezë shijojnë birrat dhe mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë, presin një ndeshje të fortë sonte
    Ballina-1

    Tifozët suedezë shijojnë birrat dhe mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë, presin një ndeshje të fortë sonte

    08/09/2025 14:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në prag të përballjes mes Kosovës dhe Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, tifozët suedezë që kanë ardhur në Prishtinë nuk kursyen fjalët e mira për vendin dhe mikpritjen kosovare.

    “Është fantastike. Është shumë bukur. Më pëlqen Kosova, është një vend shumë i këndshëm. Shpresoj të jetë një lojë e madhe dhe me të vërtetë shpresoj të fitojmë, sepse kemi nevojë për këtë, sidomos pas barazimit 2–2 me Slloveninë. Na duhen tri pikë këtu,” tha një tifoz suedez para ndeshjes.

    Një tjetër nuk ngurroi të shprehë entuziazmin e tij për njerëzit në Kosovë.

    “Njerëzit këtu janë shumë të mirë. Çka pres nga loja e sotme? Mendoj se do të fitojmë.”

    Një tjetër tifoz po ashtu theksoi se pret ndeshje të fortë, dhe ishte optimist për ekipin e Suedisë:

    “Mendoj se do të jetë lojë e ngushtë, por ne do të fitojmë. Kosova është një vend shumë i bukur, me njerëz shumë të ngrohtë. Ndihemi shumë të mirëpritur.”

    Atmosfera festive në kryeqytet, bashkë me pritjen e ngrohtë të vendasve, i ka lënë mbresa të veçanta suedezëve, të cilët shpresojnë që kujtimin e mirë nga Prishtina ta shoqërojnë edhe me një fitore të rëndësishme në fushë.

    TË LIDHURA

    Tifozët suedezë shijojnë birrat dhe mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë, presin një ndeshje të fortë sonte

    08/09/2025 14:52

    Reagon ashpër Ragip Xhaka për sulmet ndaj Granitit: O ju të mjerë, a prisni që Graniti që ua falte lojën a?

    08/09/2025 13:54

    Zeneli tregon pse refuzoi Kosovën: Zemra më rrihte më fort për Suedinë

    08/09/2025 12:37

    Të gjitha biletat e shitura, stadiumi i gjithi sonte në përkrahje të Kosovës

    08/09/2025 10:53
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.