Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tifozët të revoltuar me pagën që Januzaj merr te Sevilla
    Ballina-2

    Tifozët të revoltuar me pagën që Januzaj merr te Sevilla

    10/01/2024 22:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Programi sportiv ‘Libre y Directo’ ka zbuluar pagën që Adnan Januzaj merr në Sevilla.

    Shifrat kanë ngjallur revoltë te tifozët e Sevillas, shkruan të mërkurën “elmira.es”. Januzaj paguhet nga Sevilla 2.7 milionë euro neto në vit.

    “Kjo do të thotë se Sevillas i kushton 5.4 milionë euro bruto në edicion”.

    Edhe pse Adnan Januzaj iu bashkua Sevillas si lojtar i lirë, vlerësohet se është lojtari më i dështuar i afruar në klubin spanjoll. Ai me Sevillan ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

    “Adnan Januzaj është një lojtar me cilësi të shkëlqyera. Ose, të paktën, një futbollist që kishte cilësi të mëdha, pasi nuk i ka treguar prej kohësh. Qoftë për shkak të mungesës së angazhimit apo dëmtimeve të shumta që ka pasur vitet e fundit, sulmuesi është një hije e atij që vlerësohej nga Manchester United”, shkruan tutje sajti spanjoll.

    Zbulimi i pagës së tij ka ngjallur pakënaqësi te tifozët e Sevillas, të cilët kanë kërkuar largimin e Januzajt. Edhe klubi, sipas sajtit spanjoll, dëshiron që ta lirojë sa më parë lojtarin e kohëpaskohshëm të Belgjikës.

    “Në Sevilla mezi presin ta lirojnë atë. Por është Januzaj që nuk dëshiron të lëviz për shkak të pagës së lartë që merr e që kontrata vlen deri në vitin 2026. Januzaj e ka shumë të vështirë të largohet nga klubi. Paratë që merr belgu kanë ngjallur shqetësim te tifozët e Sevillas, të cilët duan largimin e tij nga skuadra. Edhe Sevilla po shikon të gjejë një rrugëdalje për Adnan Januzajn. Në klub janë duke parë mundësitë për ta larguar mesfushorin belg, i cili nuk ka dhënë asgjë për klubin”.

    Januzaj në dy edicione me fanellën e Sevillas ka luajtur në 16 ndeshje. Ai nuk ka shënuar asnjë gol, ndërsa ka vetëm një asistim.

    28-vjeçari ka luajtur më herët edhe për Bashakshehirin, Real Sociedadin, Manchester Unitedin, Sunderlandin, Borussia Dortmundin. Si i ri ka qenë edhe pjesë e Anderlechtit. Për Belgjikën në 15 ndeshje ka shënuar një gol. Januzaj dikur shihej prej talenteve më të mëdha në futboll. Por karriera e tij ka pasur rënie të madhe.

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.