Ylli i Baselit, Xherdan Shaqiri, ka folur së fundmi për një kërkesë të veçantë të një tifozi.
“Një djalë erdhi tek unë pas stërvitjes dhe më pyeti nëse do të shkruaja një autograf në pulpën e tij. Ai donte ta bënte mbi të tatuazh dhe mendoj se e bëri”. Dhe, Lino 19-vjeçar e ka bërë tatuazhin, shkruan të enjten gazeta zvicerane “20 Minuten”.
Gazeta e madhe zvicerane ka raportuar se Lino nuk ka dashur t’i zbulohet mbiemri.
“Do t’u them sinqerisht, ishte thjeshtë një veprim spontan”, ka thënë Lino.
Ai ka treguar për ndihmën që i ka dhënë Albian Ajeti.
“Shkova tek ai dhe i tregova për idenë time. Albian Ajeti bërtit dhe i tha Shaqirit të afrohet”, ka treguar Lino.
Lino fotografoi nënshkrimin e Shaqirit dhe të nesërmen shkoi te një artist i tatuazheve.
Ai është i kënaqur me rezultatin. Shaqiri ka komentuar tatuazhin e Linos.
“E pabesueshme! Kam përjetuar shumë gjëra, por gjëra të tilla janë gjithmonë shumë të veçanta. Mendoj se është një gjë e çmendur, por në të njëjtën kohë shumë e lezetshme”.
Ai ka treguar se Shaqirin e ka përcjellë rregullisht.
“Kam bërë një herë një fotografi me të, por fatkeqësisht më ka humbur”.