Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tifozja kosovare që bëri shqiponjën në stadium gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi: Nuk pranova të jap flamurin
    Ballina-2

    Tifozja kosovare që bëri shqiponjën në stadium gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi: Nuk pranova të jap flamurin

    05/12/2022 12:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Anila Mahalla, vajza e cila bëri shqiponjën në stadiumin “974” në Katar, gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër, ka folur në lidhje me përjetimet që pati atje.

    Mahalla u shpreh për Euronews Albania se në stadium, kishte me vete flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës. Ajo nënvizoi se flamurin shqiptar ia morën, ndërsa atë të Kosovës, jo.

    Unë i kisha të dy flamujt. E panë flamurin e Shqipërisë, vetëm të Kosovës nuk e panë. Për fat të mirë dhe për fat të keq e morën njërin, atë kisha dhe atë shpalosa. Ne jemi shqiptarë, jam nga Kosova. Nuk ma morën sepse nuk lejova të ma merrnin. Isha në mes të tifozëve serbë, kishte tension.

    Kisha shumë kërkesa prej tyre që të largoj flamurin e Kosovës edhe unë po brohorisja shqipe, Shaqiri, Xhaka. Në momentin që erdhi goli i dytë, isha e vetmja në këmbë duke festuar. Kishte shumë mesazhe ofenduese dhe kërkesa që unë të largohem nga aty. I kanë thënë sigurimit që të largohem unë ose flamurin”, theksoi ajo. /Euronews Albania

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.