Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tifozja më e popullarizuar kroate, Ivana Knoll e quan organizimin më të keq në histori Botërorin në Katar
    Ballina-2

    Tifozja më e popullarizuar kroate, Ivana Knoll e quan organizimin më të keq në histori Botërorin në Katar

    20/11/2022 22:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tifozja më e njohur kroate, Ivana Knoll, e ka kritikuar organizimin e Kampionatit Botëror në Katar duke shprehur pakënaqësinë e saj në Instagram.

    “Kjo është një katastrofë! Më vjen keq për të gjithë njerëzit që nuk mund të shkojnë në Kampionatin Botëror për shkak të organizimit më të keq në histori”.

    “Përcjellësit e mi as pas 20 ditësh nuk mori një ‘hayya card’, edhe pse i kanë të gjitha biletat për në finale. Të gjithë miqtë tanë, gjithashtu!”.


    “Unë padyshim që kam shumë fat që shkoj për të bërë tifo për Kroacinë… Është e qartë pse kaq shumë njerëz as që donin të merrnin pjesë në këtë cirk!”, ka shkruar mes tjerash në postim.

    Kujtojmë se Ivana tërhoqi vëmendjen gjatë Kampionatit Botëror në Rusi duke bërë tifo për përfaqësuesen e Kroacisë. Shfrytëzues të shumtë të rrjeteve sociale e shpallën atë si tifozen më të bukur kroate.

    Në shkurt, ishte në Los Angeles, ndaj shfrytëzoi rastin për të parë drejtpërdrejt Super Bowlin spektakolar. Ajo kishte mbërritur në stadiumin e Los Angeles Rams me një veshje provokuese, ndaj ka tërhequr shumë vëmendjen e fansave të pranishëm.

    Ivana ka lindur në Gjermani, ndërsa është me origjinë nga Capljina. Është regjistruar në Fakultetin e Artit Grafik në Zagreb, ndërsa në vitin 2016 mori pjesë në garën për Miss Kroacia.


    TË LIDHURA

    Albion Rrahmani pas het-trikut ndaj Komoreve: Krenar që arrita ta ndihmojë kombëtaren

    09/06/2025 21:28

    Kosova vazhdon me fitore, “hat-trick” nga Rrahmani

    09/06/2025 20:58

    Kosova në epërsi, sërish Albion Rrahmani

    09/06/2025 20:22

    Formacioni zyrtar, starton Ron Raçi i Prishtinës. Edhe Korenica e nis nga fillimi

    09/06/2025 17:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.