Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tirana dhe Shkëndija eliminohen nga Liga e Konferencës
    Ballina-2

    Tirana dhe Shkëndija eliminohen nga Liga e Konferencës

    18/07/2024 22:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një ditë e keqe për skuadrat shqiptare në garat evropiane.

    Pas Shkëndijës dhe Llapit, edhe Tirana është eliminuar sot.

    Klubi i kryeqytetit shqiptar u eliminua nga ekipi gjeorgjian, Torpedo Kutaisi në raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

    Dueli i zhvilluar në Shqipëri u mbyll me rezultat 0:1 për mysafirët, pasi paraprakisht dueli i parë ishte mbyllur me rezutltat të barabartë.

    Johnsen në minutën e tretë realizoi golin e vetëm të takimit.

    Kësisoj, për Tiranën mbyllet qysh këtu aventura evropiane.

    Shkëndija është përshëndetur nga garat evropiane këtë sezon.

    Ekipi shqiptar në Maqedoninë e Veriut u eliminua në raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

    Pas humbjes 2:0 në ndeshjen e parë në Armeni nga Noah, Shkëndija ka pësuar humbje edhe në duelin e dytë në “Toshe Proeski” në Maqedoninë e Veriut.

    Miljkovic dhe Pinson shënuan për mysafirët, kurse Cake realizoi për Shkëndijen pas asistit nga Endrit Krasniqi.

    Pas kësaj humbje për Shkëndijën mbyllët rrugëtimin në arenën evropiane.

    TË LIDHURA

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41

    Këpuca e artë: Muriqi mbetet në top-pesëshe

    07/04/2026 19:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.