Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tirana synon sulmuesin e Trepçës, Haxhiu kërkon 150 mijë euro në dorë
    Ballina-1

    Tirana synon sulmuesin e Trepçës, Haxhiu kërkon 150 mijë euro në dorë

    21/12/2023 10:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Tiranës, Refik Halili, dhe ai i Trepçës, Nexhmedin Haxhiu, i shoqëruar nga Avni Haxhiu, mësohet se do të takohen në 24 dhjetor në Tiranë për të vendosur fatin e sulmuesit Mustafa Ba.

    Drejtuesit e skuadrës kosovare kërkojnë që të mbyllin marrëveshjen dhe kanë kërkuar nga klubi bardheblu që të marrë një vendim nëse do ta blejë sulmuesin apo jo.

    Drejtuesit e Trepçës kërkojnë 150 mijë euro në dorë dhe i kanë bërë me dije KF Tiranës që vetëm me këtë shumë, që duhet të paguhet menjëherë, lojtari mund të transferohet te bardheblutë, duke ia bërë si nder skuadrës nënkampione të Shqipërisë. Po kështu, drejtuesit e Tiranës duhet të marrin një vendim përfundimtar për sulmuesin që luan në Kategorinë e Parë.

    INTERESIMI – Tirana dihet që po mendon për një afrim në sulm. Sulmuesi i KF Trepçës, Mustafa Ba, është në radarët e klubit bardheblu. Burime në skuadër bëjnë me dije se Tirana është shumë pranë firmës me lojtarin senegalez, i cili luan në Kosovë me Trepçën në Kategorinë e Parë, por që është edhe makineri golash.

    Tirana prej kohësh i ka vënë syrin lojtarit, i cili kërkohet nga shumë skuadra si në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë. Nga Tirana thonë se marrëveshja është gati, por ende nuk ka një gjë të shkruar.

    E sigurt është që afrimi i lojtarit të Trepçës do të ishte një goditje e madhe për skuadrën bardheblu pas largimit të Florent Hasanit. Lojtari luan në Kategorinë e Parë kosovare dhe është golashënues i rregullt me skuadrën e tij. Lojtari, gjithashtu, kërkohet nga shumë skuadra në Superiore.

    Futbollisti luan në qendër të sulmit dhe do të jetë zëvendësuesi kokë më kokë me Florent Hasanin. Tirana gjithashtu duhet të luftojë me Partizanin dhe skuadra të tjera për të marrë shërbimet e lojtarit që vjen nga kampionati kosovar.

    REVOLUCIONI – Tirana pritet që pas sfidës me Egnatian të nisë një revolucion në skuadër. Kështu, veç Florent Hasanit pritet të largohen edhe shumë lojtarë të tjerë. Lista është e gjatë, por veç emrave tashmë të ikur apo të përfolur mund të ketë edhe largime të tjera surprizë.

    TË LIDHURA

    Qeveria do të investojë 1.9 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”

    01/08/2025 16:20

    Kristal Abazaj i bashkohet kampiones së Kosovës

    01/08/2025 15:21

    Arbitri kosovar i jep dy kartonë të verdhë, por nuk e përjashton lojtarin

    01/08/2025 15:19

    Eliminohet Prishtina

    31/07/2025 22:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.