Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tirana vë në shënjestër trajnerin Ilir Dajën
    Ballina-1

    Tirana vë në shënjestër trajnerin Ilir Dajën

    28/12/2023 15:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas suksesit të jashtëzakonshëm me skuadrën e Ballkanit duke shënuar histori në futbollin e Kosovës, trajneri Ilir Daja duket se po e mendon largimin nga skuadra e Suharekës.

    Edhe pse ka kontratë me kampionët e Kosovës, Daja sipas burimeve të Ballkanit.info është joshur nga një ofertë e skuadrës së Tiranës në Shqipëri dhe ai mund të përfundojë në bankinën  bardheblu qysh në janar.

    Daja që këtë vit mori edhe titullin e trajnerit më të mirë të vitit në Kosovës, përveç titullit të Kampionit arriti dy herë ta dërgoi në fazën e Grupeve në Conferencë League, Ballkanin dhe e ka të qartë se është shumë e vështirë që të përsëritet ky sukses, andaj edhe synon që të largohet nga kjo skuadër në momentet më të mira.

    Gjithsesi, Ballkani që tash është i fokusuar tek transferët e lojtarëve në afatin kalimtar të janarit nuk ka dhënë asnjë sinjal që Daja mund të largohet te ndonjë skuadër, por ditë më parë presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi kishte deklaruar se nëse Kosova e kërkon Dajën atëherë ata do ta lënë të lirë të largohet. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.