Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tite i mohoi pjesëmarrjen në Botëror, Firmino i thyer: Dje ëndërroja diçka tjetër
    Futboll ndërkombëtar

    Tite i mohoi pjesëmarrjen në Botëror, Firmino i thyer: Dje ëndërroja diçka tjetër

    08/11/2022 21:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Roberto Firmino ka reaguar në Instagram për mosgrumbullimin e tij nga trajneri Tite për Kupën e Botës “Katar 2022”. Ai shkruan me keqardhje që nuk ishte ajo që imagjinonte dhe ëndërronte.

    Sulmuesi i Liverpool, i cili ka 55 paraqitje për Brazilin, u la jashtë pasi Tite preferoi më të rinjtë: Gabriel Jesus, Gabriel Martinelli, Antony dhe Raphinha.

    Kuptohet që 31-vjeçarit i është thyer zemra, megjithatë falënderoi fansat që e kanë mbështetur.

    “Kupa e Botës është një ëndërr për çdo lojtar dhe me mua nuk do të ishte ndryshe. Dje gjërat nuk shkuan ashtu siç e imagjinoja apo ëndërroja për jetën time, por kthej kokë pas dhe i jam mirënjohës Zotit që më ka dhënë mundësinë ta jetoj një ëndërr.”

    Pavarësisht se ka shënuar shtatë gola për kombëtaren e tij, duke përfshirë një gol kundër Meksikës në Kupën e Botës 2018, duket se Tite u beson më shumë të rinjve se lojtarëve me përvojë, duke përzgjedhur një grup prej nëntë sulmuesish me Neymarin që është lojtari i vetëm në atë grup mbi 25 vjeç.

    TË LIDHURA

    Shkëndija feston sot titullin kampion, ‘Ballistët’ premtojnë spektakël

    17/05/2025 13:57

    Superliga luhet sot, shumçka mund të vendosët këtë javë

    17/05/2025 09:30

    Edhe Albert Dabiqaj rinovon zyrtarisht me Dritën për tri vjet të tjera

    16/05/2025 19:43

    Donjeta Sadiku e fiton të artën në Poloni

    16/05/2025 18:11
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.