Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Tite katastrofë, Dalic mjeshtër”, pesimizëm në Brazil: Do vuajmë gjatë
    Ballina-1

    “Tite katastrofë, Dalic mjeshtër”, pesimizëm në Brazil: Do vuajmë gjatë

    11/12/2022 13:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbolli është një nga gjërat më të rëndësishme të brazilianëve. Tifozët “Seleçao” prisnin rikthimin e skuadrës së zemrës në finalen e Botërorit, aty ku Brazili mungon prej 20 vitesh, por Luka Modric me shokë ua ndërprenë në mes ëndrrën e madhe për të fituar Kupën e Botës për herë të gjashtë në histori.

    Të gjithë fajësojnë Titen, ish-trajnerin, në lidhje me eliminimin nga Kroacia. Ze Elias, ish-mesfushori i Interit dhe kombëtares braziliane, analizoi disfatën ndaj nënkampionëve të botës në një prononcim për Sportmediaset.

    “Më vjen që u eliminuam, pasi do të më pëlqente të shijoja një gjysmëfinale Brazil-Argjentinë. Brazili zhvilloi një ndeshje të mirë, por Kroacia pati merita të mëdha. Dalic i kishte studiuar mirë pikat e dobëta të Brazilit, ai luajti pa një pikë referimi në sulm.

    Ndërkohë, Brazili nuk kuptoi asgjë nga ajo po ndodhte. Tite tregoi limite të frikshme. Edhe në Rusi 2018 ndaj Belgjikës, ne u eliminuam për faj të trajnerit. Tite deklaroi se në Katar 2022 kishte një plan A, një plan B, C dhe D, por nuk tregoi asgjë.

    Ai është një trajner që përsërit gjithmonë të njëjtat gabime. Brazili nuk është më Brazili i Ronaldos dhe Rivaldos, lojtarë që i zgjidhnin vetë ndeshjet që komplikoheshin. Ky Brazil vuan, dhe do vazhdojë të vuajë për një kohë të gjatë, pasi nuk ka më lojtarë të tillë”, përfundoi Ze Elias.

    TË LIDHURA

    “Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët

    17/06/2025 23:39

    Conor McGregor nokauton një burrë në një klub nate në Ibiza, shikoni videon

    17/06/2025 23:15

    Vdes futbollisti shqiptar, bie nga kati i 8-të i restorantit

    17/06/2025 23:01

    Historik i shkurtër i kundërshtarit të Prishtinës në Ligën e Europës

    17/06/2025 20:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.