Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Titulli i kampionit mund të vendoset të shtunën
    Ballina-1

    Titulli i kampionit mund të vendoset të shtunën

    18/05/2023 09:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Java e parafundit në elitën e futbollit kosovar sjell disa ndeshje jashtëzakonisht interesante, madje ku mund edhe të përcaktohet fati i kampionatit, shkruan GazetaSport.info.

    E gjithë vëmendja do të jetë të titulli i kampionit ku Ballkani e Drita po luftojnë për pozitën e parë. Ballkani në fushën e vetë ndeshet me Ferizajn dhe një fitore e mundëshme do ta shpallte kampioni, gjithmonë nëse në takimin tjetër Drita dështon me Malishevën.

    Gjithsesi, gjasat janë minimale që kjo të ndodh pasi si Ballkani si Drita vështirë se do të dështojnë para tifozëve të vetë, por duhet pranuar që futbolli shpesh di të sjellë të papritura.

    Shumë nxehtë do të jetë edhe në Klinë ku Dukagjini e pret Trepçën ’89. Një fitore e Dukagjinit do ta afronte shumë tek Evropa, derisa një humbje  e Trepçës ’89 mund ta largojë nga liga skuadrën mitrovicase. Kjo është arsyeja që aty të pritet një luftë shumë e fortë.

    Pak më qetë pritet të jetë në “Fadil Vokrri”, ku Prishtina e pret Drenicën skuadër tashmë e rënë nga liga ndërsa Llapi do të përballet me Gjilanin dhe kërkon fitore që ndeshjen e fundit ta pres shumë më i qetë.

    Të gjitha ndeshjet luhet në shtunën nga ora 15:00. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Fluminense shkakton befasinë e madhe, eliminon Interin nga Kupa e Botës për Klube

    30/06/2025 23:06

    Paga vjetore e Dakut te Rubin Kazani do të jetë 3 milionë euro

    30/06/2025 22:42

    Lindon Emërllahu shënon super gol në miqësore

    30/06/2025 22:39

    Avdijaj transferohet te Wolfsbergeri

    30/06/2025 19:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.