Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tjetër akuzë, Mitrovica pretendon se u dëmtua për tri penallti
    Ballina-1

    Tjetër akuzë, Mitrovica pretendon se u dëmtua për tri penallti

    17/09/2024 15:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pasi Rilindja 1974 të hënën akuzoi portierin e saj se i ka lëshuar dy gola në ndeshje me Drenicën, të martën klubi Mitrovica akuzoi arbitrin për dëmtim të rëndë në ndeshje me Lirinë në Prizren.

    Edhe ndeshja Liria – Mitrovica i takoi xhiros së katërt të Ligës së Parë, Grupi A. Liria e  fitoi 2:1 ndeshjen e së dielës.

    Por sipas Mitrovicës, me ndihmë të madhe të arbitrit.

    Klubi mitrovicas, që për herë të parë luan në Ligën e Parë, ka shkruar se ajo që ndodhi në Prizren është e paprecedentë dhe e patolerueshme.

    Mitrovica ka publikuar edhe videot e situatave në të cilat pretendon se është dëmtuar rëndë.

    “Ne kemi besim të madh në organet e Federatës së Futbollit të Kosovës të cilat i ftojmë të merren me rastin. Besojmë fuqishëm që pas këtyre pamjeve dhe shumë rasteve të tjera, do të merren masa për gjyqtatin kryesor, Dreni Skeraj, me prejardhje nga Prizreni. Tri raste të penalltive të paakorduara ku rezultati në tri rastet ka qenë baras, 1:1”, ka shkruar Mitrovica.

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.