Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tjetër asistim i Valon Berishës në Australi
    Ballina-2

    Tjetër asistim i Valon Berishës në Australi

    19/05/2023 18:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Valon Berisha ka vazhduar me asistime në elitën e futbollit të Australisë.

    Në A-Leaguen australiane, Berisha me Melbourne Cityn fitoi thellë 4:0 në gjysmëfinalen e plejofit përballë skuadrës Sydney.

    Dhe me rezultatin e përgjithshëm 5:1 nga të dyja ndeshjet, Melbourne City ka siguruar finalen në elitën australiane të futbollit.

    Mysafirët nga minuta e 20-të luajtën me një lojtar më pak, pasi me të kuq u ndëshkua Max Burgess.

    Berisha në minutën e 28-të për pak sa nuk u kthye në asistues, kur pas harkimit të tij u qëllua shtylla pingule.

    Me pasim të tij në minutën e 34-t, për pak sa nuk u shënua goli i parë në ndeshje.

    Dhe në tentimin e tretë, pas harkimit nga këndi të Berishës në minutën e 37-të, u shënua goli për 1:0 nga Curtis Good.

    Tri golat tjerë u shënuan në pjesën e dytë.

    Futbollisti i Kosovës, Berisha, luajti deri në minutën e 74-t. 30-vjeçari në 26 paraqitje ka një gol të shënuar e shtatë asistime.

    City në finale do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Central Coast Mariners – Adelaide United. Mariners ka fituar ndeshjen e parë 2:1.

    Finalja është caktuar të luhet më 3 qershor në Sydney.

    TË LIDHURA

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.