Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tjetër karrierë për Shevcenkon, bëhet këshilltar i Zelensky!
    Ballina-1

    Tjetër karrierë për Shevcenkon, bëhet këshilltar i Zelensky!

    28/09/2023 08:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka emëruar ish-kampionin e futbollit Andriy Shevchenko si këshilltarin e tij të pavarur. Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale, që citojnë edhe dekretin presidencial të publikuar në faqet e tyre.

    Një lëvizje surprizuese e numrit një të Ukrainës pas rikthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku foli në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara. Shevchenko është aktivuar publikisht gjatë këtyre viteve të luftës dhe shkatërrimit duke kërkuar të shfrytëzojë famën, karizmën e tij të padiskutueshme dhe impenjimin publik për të ndihmuar atdheun e tij pas pushtimit rus.

    Shevchenko gjatë karrierës së tij ka luajtur te Dinamo e Kievit, Chelsea dhe Milan, ku fitoi famën e një prej sulmuesve më të mirë në botë. Që nga 2016 deri në 2021 ka qenë trajner i kombëtares së vendit të tij dhe i është dhënë edhe titulli “Hero i Ukrainës”. Si futbollist çmimi më i madh individual është “Topi i Artë” i fituar në 2004.

    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.