Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Toni Kuka: Krenar me ty Akil, luftove si luan | Nora përgjithmonë do të jetë kampione olimpike
    Ballina-2

    Toni Kuka: Krenar me ty Akil, luftove si luan | Nora përgjithmonë do të jetë kampione olimpike

    29/07/2024 19:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Driton Kuka, trajneri legjendar i xhudos kosovare, është deklaruar pas meçit të Akil Gjakovës për vendin e tretë, të cilin kosovare e humbi nga japonezi, Hashimoto. Toni ka shkruar edhe për Nora Gjakovën, e cila edhe pse e lënduar iu fut garës.

    Postimi i plotë:

    Luftove si luan sot Akil!

    Arrite gjysmëfinalen Olimpike!

    Meritove medaljen por fati s’ishte me ne sot!

    Tri fitore të mëdha, azeri e japonezi ndalën medaljen e parë për shtetin e Kosovës për meshkuj pas luftës!

    Pesë lufta të çmendura dhe të forta.

    Ishe në çdo element më i mirë në gjysmëfinale por në sport ndonjëherë fati luan rolin e vet!

    Vendi i 5 në Lojëra Olimpike rezultati më i madh për meshkuj pas shpalljes së pavarësisë!

    Nora sot garoj e lënduar por e pati dëshirën edhe një herë të garoj në Lojëra Olimpike, jo për veten por për shtetin tonë, për popullin shqiptar, por nuk eci ashtu si menduam por je Kampione Olimpike dhe e tillë do mbetesh për mua krejt jetën!

    Shkojmë më tutje…

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.