Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Topçinjtë” e deklasojnë Leedsin, Gyokeres realizon dy gola
    Ballina-1

    “Topçinjtë” e deklasojnë Leedsin, Gyokeres realizon dy gola

    23/08/2025 20:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arsenali ka shënuar fitore bindëse të shtunën mbrëma në kuadër të xhiros së dytë të Premier Leagues.  “Topçinjtë” në shtëpi e mposhtën Leeds Unitedin me rezultatin e thellë 5:0.

    Dy gola u realizuan në pjesën e parë kurse dy të tjerë në pjesën e dytë.

    Mbrojtësi i krahut, Jurrien Timber, e shënoi golin e parë në minutën e 34-t.

    Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Bukayo Saka, e dyfishoi rezultatin.

    Realizatori i golit të tretë ishte qendërsulmuesi Viktor Gyokeres në minutën e 48-të.

    Tetë minuta më pas, Timber, shënoi sërish për 4:0.

    Golin e fundit e shënoi suedezi Gyokeres nga penalltia në minutën e 95-të.

    Arsenali pak para fillimit të ndeshjes e prezantoi transferimin më të ri anglezin Eberechi Eze.

    Eze tek Arsenali u transferua nga Crystal Palace për 60 milionë funte.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.