Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Topçinjtë” pa forcë përballë “Qytetarëve” – City fiton derbi dhe e rrëzon nga froni Arsenalin
    Ballina-1

    “Topçinjtë” pa forcë përballë “Qytetarëve” – City fiton derbi dhe e rrëzon nga froni Arsenalin

    15/02/2023 23:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester City e ka fituar betejën kundër Arsenalit në luftën e dy skuadrave për titull të kampionit në Premierligë.

    “Qytetarët” triumfuan 1:2 kundër “Topçinjve” në stadiumin Emirates në Londër, që i takoi javës së 12-të në elitën e futbollit anglez.

    Kevin de Bruyne shfrytëzoi gabimin e Tomiyasu për ta kaluar Cityn në avantazh në minutën e 24-të.

    Epërsia e “Qytetarëve” zgjati deri në minutën e 42-të kur Saka u tregua i saktë nga penalltia.

    Golin e dytë për ekipin e Pep Guardiolës e realizoi Jack Grealish në minutën e 72-të.

    Goditjen e fundit londinezëve ua dha “bomber” norvegjez Erling Haaland me golin e minutës së 82-të.

    Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u paraqit për 90 minuta për vendasit në këtë derbi.

    Kësisoj, Arsenali bie në vendin e dytë me 51 pikë, aq sa ka edhe City që tanimë me goldallim më të mirë bëhet lider.

    TË LIDHURA

    Trofeu i gjashtë sezonal për PSG-në e Luis Enriques

    17/12/2025 22:15

    Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

    17/12/2025 21:33

    Ndeshen me Kosovën, selektori i Sllovakisë i shqetësuar

    17/12/2025 15:24

    Zbulohet shpërblimi i FIFA-s për Kosovën nëse e kalon play-offin në Kupën e Botës

    17/12/2025 13:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.