Topi i Artë është një çmim vjetor i futbollit i paraqitur nga revista franceze “France Football” që nderon lojtarin më të mirë në botë. Fituesi i vitit 2024, Rodri, pësoi një dëmtim dhe e mbylli para kohe sezonin. Sezoni 2024-25 ka kaluar gjysmën e rrugës me superyje të shumtë që po shkëlqejnë në kampionatet e tyre përkatëse në të gjithë Evropën.
Robert Levandovski do të kërkojë të fitojë “Topin e Artë” të tij të parë, pasi humbi trofeun në vitin 2020 për shkak të pandemisë “Covid-19”. 36-vjeçari ka shënuar 33 gola dhe ka dhënë tre asistie në 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet për blaugranët këtë sezon.
I konsideruar nga shumë si Lionel Mesi i ardhshëm, Lamine Jamal ka lulëzuar këtë sezon për Barcelona-n, duke u mbështetur në progresin e tij nga sezoni i kaluar. 17-vjeçari është padyshim talenti më emocionues në futbollin botëror dhe ka mahnitur në La Liga.
Përveç aftësisë së tij me topin, Jamal ka shënuar gjithashtu shifra mbresëlënëse, duke grumbulluar 11 gola dhe 17 asiste në 34 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Barcelona-n këtë sezon.
Rafinja është ylli i tretë dhe i fundit i Barcelona-s që hyn në top pesëshen, por nuk do të ishte befasi nëse e shihnim atë të fitonte Topin e Artë më vonë këtë vit. 28-vjeçari është duke luajtur futbollin më të mirë të karrierës së tij dhe ka tejkaluar shokët e tij të skuadrës, Levandovski dhe Jamal. Braziliani ka shënuar 24 gola dhe ka regjistruar 18 asiste në 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet për katalanasit këtë sezon.
Rafinja gjithashtu ka fituar një trofe këtë sezon – Superkupën e Spanjës. Megjithatë, ai ka të ngjarë të ketë nevojë të fitojë trofe të tjerë të rëndësishëm për të qenë favorit për të fituar Topin e Artë.
Kilian Mbape nuk pati një fillim të mirë të sezonit të tij pas lëvizjes së tij nga Paris Sen Zhermeni te Real Madrid gjatë verës Megjithatë, 26-vjeçari është rikthyer në muajt e fundit dhe mbetet një nga lojtarët më në formë në planet. Mbappe ka shënuar 27 gola dhe katër asiste në 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke ndihmuar “Los Blankos” të fitojnë Superkupën e Europës dhe Kupën Interkontinentale. Nëse Real Madridi do të arrinte sukses në La Liga ose në Ligën e Kampionëve, nuk do të ishte befasi të shihje Mbappe të fitonte Topin e Artë të tij të parë.
Mohamed Sallah është padyshim lojtari më i mirë në botë në formën aktuale, duke pasur parasysh paraqitjet e tij për Liverpullin këtë sezon. Mbreti egjiptian ka qenë një njeri në një mision nën drejtimin e Arne Slot, duke i kthyer “Të Kuqtë” në favoritë të vërtetë për të fituar titullin e Premier Ligë dhe Ligën e Kampionëve. 32-vjeçari gjithashtu ka regjistruar shifra mahnitëse, duke shënuar 30 gola dhe duke dhënë 22 asiste në 39 ndeshje të luajtura në total.Nëse forma e Salah do të vazhdonte me këtë ritëm, ai mund të bëhet ylli i parë afrikan që fiton “Topin e Artë” që nga Xhorxh Vea në 1995.