Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Torino e Monza në garë për Arbër Hoxhën
    Ballina-2

    Torino e Monza në garë për Arbër Hoxhën

    12/12/2023 15:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha përfundimisht do të largohet nga Slaven Belupo në afatin kalimtar të janarit. Së fundmi, në garë për shërbimet e tij, janë futur edhe dy skuadra nga Serie A. Bëhet fjalë për Torinon dhe Monzan, ka njoftuar të martën mediumet kroate. Po ashtu, thuhet se situatën e Hoxhës po e monitoron edhe Ferencvarosi i Hungarisë.

    Në fakt, thuhet se Torino dhe Monza tashmë kanë nisur kontaktet me Slaven Belupon, ekip që është i gatshëm të pranoj oferta deri në dy milionë euro për Hoxhën.

    Ditë më parë, u raportua se Hoxha pritet ti bashkohet Dinamos së Zagrebit por ofertat e ekipeve nga Italia duket se kanë ndërruar mendjen e zyrtarëve të Slaven Belupos.

    Te Slaven Belupo janë të bindur se Hoxha mund të jetë shitja rekorde e tyre duke pasur parasysh interesimin e madh për shërbimet e tij.

    “Hoxha aktualisht është lojtari më i mirë i krahut të majtë në Kroacia. Realisht, është shumë larg më i miri. I ka të gjitha dhe kushdo që e merr nuk do të gaboj aspak”, ka pranuar trajneri i Slaven Belupos, Roy Ferençina. 25-vjeçari ka kontratë me Slaven Belupon deri në vitin 2027, ndërsa këtë edicion ka 5 gola e 3 asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.