Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Toti: Messi është lojtari më i miri në botë, por Maradona i papërsëritshëm
    Ballina-1

    Toti: Messi është lojtari më i miri në botë, por Maradona i papërsëritshëm

    17/12/2022 16:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Debati nëse është më i mirë Mesi apo Maradona ka përfshirë të gjithë. Natyrisht që para se të krahasohen objektivisht, Leos i duhet të arrijë të fitojë dhe atë çfarë për momentin ka më shumë Diego, Kupën e Botës.

    Gazeta italiane “Corriere della Sera” i ka marrë një mendim në lidhje me këtë temë të pashtershme ish-kapitenit të Romës dhe ish-kampionit të botës me Italinë, Franchesko Totti. Ai ka folur për krahasimin mes dy legjendave të Argjentinës, por natyrisht që është ndalur dhe te finalja mes Argjentinës dhe Francës, ku përballë do të jetë dhe Mesi e Mbappe.

    “Lionel Messi është një lojtar i shkëlqyer, është më i miri në botë. Por për mua qëndron disa shkallë poshtë Diego Maradonës. Diego është i papërsëritshëm. Për mua ai është personifikimi i futbollit”, ka thënë Totti.

    Sa për finalen dhe duelin Messi-Mbappe, legjenda e Romës ka zgjedhur të mbajë ekuilibrat në opinionin e tij.

    “E kam të vështirë të zgjedh një skuadër në finale. Sikurse e kam të vështirë të zgjedh mes Mesit dhe Mbappes. Nëse do të ishte për mua, do t’i merrja të dy”, tha ai.

    TË LIDHURA

    Real Madridi humb penallti në fund, barazon me Al Hilalin

    18/06/2025 23:15

    Drita nis transferimet, zyrtarizon futbollistin që ishte pjesë e Feronikelit ’74

    18/06/2025 20:34

    City e nis me fitore mbrojtjen e Kupën së Botës për Klube

    18/06/2025 20:27

    Nga podiumi historik në Kanada te bankat e shkollës, talenti italian i Formula 1 jep provimet e maturës: Isha i tensionuar, por bëra më të mirën

    18/06/2025 18:13
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.